LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse u eliminua Barcelona (Foto)

Pesë arsye pse u eliminua Barcelona (Foto)

Pas dështimit të papritur në “Vicente Calderon” kundër Atletico Madrid, Barca e ka thelluar zhgënjimin e saj.

Ajo që ndodhi nuk zhbëhet, por është momenti për analiza.

Pse ekipi nuk ka reaguar? Pse ekipi ishte përsëri i pafuqishëm? Këtu janë disa nga “çelësat”, që e çuan Barcelonën drejt eliminimit nga Liga e Kampioneve.


Më poshtë i keni pesë arsye pse është eliminuar Barcelona.

1. MSN i zhdukur

Luis Enrique duket se i kishte varur shpresat te Messi, Neymar dhe Luis Suarez, por MSN mbetën pa bateri në momentin më vendimtar të sezonit.

msn

2. Mbrojtje jo e denjë për Ligën e Kampionëve

Një ekip, me një mbrojtje të tillë, të rrezikuar çdo çast, nuk mund të fitojë një Ligë të Kampionëve. Loja tregoi se Atletico Madrid mund të kishte bërë më shumë dëme për Barcelonën, nëse, pas epërsisë 1-0, të mos kishte vazhduar shtrëngimin në prapavijë. Barazimi kundër Villarrealit, e humbja e Real Sociedad nuk ishin aksident.

pique 1

3. Luis Enrique nuk ka plan B

Atletico Madrid do të kalonte në avantazh, pasi kjo ishte një mundësi. Dhe të gjithë e dinin, sikurse ka ndodhur në të shkuarën, mbrojtja “Colchonera” do ta mbyllte veten shumë. Pyetja është: Pse Luis Enrique nuk kishte, nuk propozoi asnjë zgjidhje? Pa dyshim, Simeone e fitoi betejën taktike me trajnerin e Barcelonës.

luis

4. Banka rezervë e dobët

Bravo, Bartra, Adriano, Douglas, Sergi Roberto, Arda Turan dhe Munir. Kjo ishte banka e Barcelonës në Vicente Calderon. Kur loja nuk po shkon si duhet, gjëja e parë që mendon një trajner është hedhja e syve nga stoli i rezervave.

Generated by  IJG JPEG Library
5. Mesfusha nën nivel

Busquets nuk është në momentin më të mirë, Rakitic edhe më shumë. Vetëm Iniesta nuk mund të jetë në gjendje të mbajë peshën kryesore të repartit, që i jep frymëmarrje lojës së Barcelonës.

mesfuhaaa