LAJMI I FUNDIT:

“Interi duhet ta fitojë ndeshjen e radhës”

“Interi duhet ta fitojë ndeshjen e radhës”

Eder mezi pret të takohet me ish-skuadrën e tij, Frosinone, ndërsa e di se presioni është tek ai që të luajë mirë për Interin.

Braziliani me pasaportë italiane po luan në Itali që nga viti 2006, ndërsa në vitin 2009 ka luajtur për Frosinonen në Serie B.


“Frosinone është një qytet që më ka dhënë shumë kur unë isha fëmijë. Megjithatë, të shtunën do të shkojmë atje për të marrë iniciativën dhe për t’u kthyer pas humbjes nga Torino”.

“Do të jetë vështirë, sepse Frosinone është një ekip i fuqishëm në terren të vet”.

“Humbja prej 1-2 nga Toro ishte zhgënjyese, sepse na ishte kthyer vetëbesimi që nga ndeshja e Kupës së Italisë kundër Juventusit dhe kemi mundur t’ia dalim pa u kthyer prapa”, ka thënë 29-vjeçari. /Telegrafi/