LAJMI I FUNDIT:

Reagon Besniku, djali i kryeministrit: Sulmet e VV-së rrezikojnë kompaninë dhe punëtorët

Reagon Besniku, djali i kryeministrit: Sulmet e VV-së rrezikojnë kompaninë dhe punëtorët

Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë të mbajtur sot, ka thënë se djali i kryeministrit Isa Mustafa kishte bërë biznes me Mirosllav Mishkoviqin, dikur zëvendëskryeministër i Serbisë.

Pas kësaj, ka reaguar LDK duke e akuzuar Albin Kurtin e Glauk Konjufcën për lidhje me shtetin serb.

Pas këtij debati, ka reaguar edhe Besniku, djali i kryeministrit Isa Mustafa. Reagimin e tij mund ta lexoni më poshtë.


“Lidhur me sulmet e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje të publikura në Portalin Koha dhe në portalet tjera, në emër të kompanisë MAKCAR ju informoj si vijon:

Kompania MAKCAR L.L.C. ka filluar te operoj qe nga dt.14.04.2010. Kjo kompani është e autorizuar për shitjen dhe servisimin e Markës së njohur botërore BMW Group. Kompania MAKCAR L.L.C. nga viti 2010 e deri më vitin 2014 ka qenë e Autorizuar nga MAKKAR DOO – Maqedoni. Ndërkaq me falimentimin e firmës në Maqedoni, Frima e autorizuar në Kosovë nga viti 2015 vepron me autorizim nga M Car DOO me seli në Shkup.

Nga muaji prill I vitit 2014 deri në mars të vitit 2015, MAKCAR në Kosovë, i është rekomanduar nga BMW Group nga Gjermania, që brenda kësaj periudhe të furnizohemi me pjesë rezervë nga përfaqësitë në regjion, të cilat ofrojnë kushte më të përshtatshme, përfshirë edhe DELTA motors, që është përfaqësues zyrtar I BMW Group, në mënyrë që firma të jetë përgjegjëse ndaj klientelës, deri në autorizimin e përfaqësuesve tjerë.

Çdo blerje brënda kësaj periudhe është bërë me transaksion banker, në mënyrë legale, duke përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në Kosovë. Pas aktivizimit të firmës së re në Maqedoni, nga muaji prill i vitit 2015 Kompania MAKCAR furnizohet nga M Car në Maqedoni, e cila si e vetme e ka të drejtën e përfaqësimit për territorin e Maqedonisë dhe të Kosovës dhe nuk vazhdon të furnizohet nga firmat e tjera.

Sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kompanisë sime i kosideroj të dëmshme dhe qëllimkëqia. Në këtë kompani punojnë 11 punëtorë, të gjithë nga Kosova, me investime private dhe pa asnjë ngarkesë të sektorit publik. Që nga fillimi i punës, kjo kompani, sado e vogël, ka kontribuar në buxhetin e shtetit në shumë prej mbi 1.5 milion euro. Sulmet e tilla rrezikojnë punën e kompanisë dhe të punëtorëve që punojnë aty”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Lajme
Kalo në kategori