Qentë qëmoti u ndihmojnë njerëzve të zbulojnë drogat, armët… Mirëpo, a e keni ditur që miqtë tanë me katër këmbë mund të nuhasin edhe këto gjëra?
Diabeti
Në portalin tonë tashmë keni pasur rastin të lexoni artikuj për qentë të cilët ndihmojnë të nuhasin diabetin. Në të vërtetë, qentë mund të stërviten që të tërheqin vëmendjen e pronarëve të vet, të cilët vuajnë nga diabeti, kurdo që sheqeri në gjak ngrihet deri në nivelin kritik.
Kanceri
Qelizat e kancerit kanë aromë karakteristike të cilën hunda e ndjeshme e qenit mund ta nuhasë. Është vërtetuar që pacientët të cilët vuajnë nga kanceri i mushkërive apo i gjirit, nëpërmjet frymëmarrjes i nxjerrin ato aroma. Prandaj sot qentë i stërvitin që t’u tërheqin vërejtjen njerëzve për ekzistimin e rrezikut, duke i marrë erë frymëmarrjes së tyre, transmeton Telegrafi.
Bakteret
Nga përdorimi i tepërt i pesticideve, bletarët amerikan i stërvitin qentë që të zbulojnë kosheret e sëmura, para se t’i infektojnë të tjerat, hojet e shëndosha. Me nuhatjen e shkëlqyer, qentë thjeshtë ndjekin aromën e baktereve e cila shkakton sëmundjen e njohur si “murtaja” amerikane e folesë së bletëve.
DVD
Qentë mund të stërviten që të nuhasin materialin polikarbonat, i cili është komponent kyç i të gjitha CD-ve. Kështu qentë kanë kontribuuar në demaskimin e tregtisë masive të DVD-ve të falsifikuara.
Trupat e mbytur në ujë
Në policinë e SHBA-së qentë shpesh ndihmojnë për të gjetur trupat në ujë. Aroma e trupit të mbytur përhapet në ujë, pastaj arrin në ajër. Qentë atë aromë mund ta ndiejnë nga barka, nga bregu, apo derisa janë duke notuar.
Jashtëqitjet e balenave
Qentë mund të ndjekin aromën nga largësia prej një kilometri e gjysmë, dhe t’i çojë shkencëtarët deri te thesari “kundërmues”. Kur e detekton qeni atë, i tregon kapitenit të anijes në atë mënyrë që lëkundet majtas dhe djathtas, apo shtangon veshin e majtë apo të djathtë.
Mineralet dhe xehet
Qeveria e Finlandës ka financuar programin e stërvitjes së qenve për detektimin e sulfiteve të vlefshme. Kur shkëmbinjtë janë në fazën e shpërbërjes, lirohet aroma e ngjashme me vezët e prishura, të cilat qentë mund lehtë t’i zbulojnë, gjë që ka rëndësi të madhe ekonomike.
Çimkat shtëpiake (Cimex lectularius)
Çimka e shtëpisë është parazit i cili ushqehet me gjakun e njeriut, maces, qenit dhe kafshëve të tjera, mirëpo më së shpeshti gjen vend të përshtatshëm në mobiliet tona – në krevat dhe në dyshek. Si përgjigje për këtë problem në shtetet perëndimore shërbimet për dezinfektim kanë filluar si ndihmës që me vete të marrin qentë të cilët mund të nuhasin këta parazitë në shtëpi. Shkalla e tyre e saktësisë shkon më shumë se 96 për qind. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri