LAJMI I FUNDIT:

Katër gjërat e frikshme që kafsha shtëpiake mund t’i nuhasë – përfshirë fantazmat!

Katër gjërat e frikshme që kafsha shtëpiake mund t’i nuhasë – përfshirë fantazmat!

Gjërat e frikshme të cilat mund t’i nuhas kafsha shtëpiake mund t’ju tronditin paksa

Shumica e njerëzve mendojnë se ndonëse qentë mund t’i ndjejnë ngjarjet që kanë të bëjnë me motin apo t’i nuhasin gjërat si drogat e bombat, aftësitë e tyre nuk e kalojnë normalen.


Por, kjo është një e pavërtetë dhe mit i cili duhet thyer, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim disa prej gjërave të frikshme që qentë mund t’i nuhasin apo ndjejnë:

Fantazmat

Nëse keni qen, me siguri e keni parë ndonjëherë duke e habitur shikimin në ajër ose ka filluar t’i lehë murit. A ka diçka aty të cilit po i lehë qeni, apo thjesht kafsha juaj shtëpiake është çmendur?

Belle Marie Niblett, specialiste e certifikuar e kafshëve shtëpiake, thotë se faktikisht kafshët shtëpiake e kanë aftësinë të ndjejnë, shohin, nuhasin dhe të dëgjojnë gjëra të cilat njerëzit nuk munden.

Se a janë këto gjëra fantazma apo jo, kjo ju mbetet juve të vendosni se çfarë besoni.

Frika…

Disa njerëz mendojnë se qentë dhe macet mund ta nuhasin frikën. Ndonëse kjo nuk është domosdoshmërish e vërtetë, disa kafshë e kanë aftësinë ta interpretojnë gjuhën e trupit dhe të nuhasin gjëra të caktuara përmes së cilave e kuptojnë se a është një person i frikësuar apo jo.

Qeni e din se a jeni person i mirë apo jo

Është e vërtetë se disa njerëz mendojnë se kafshët shtëpiake nuk janë asgjë më shumë sesa gjallesa të cilat ecin, hanë dhe kryejnë jashtëqitje. Sidoqoftë, disa tjerë u besojnë instinkteve të kafshëve të tyre dhe nuk pranojnë të futen në lidhje me dikë që qeni nuk e pëlqen.

Por, a është e vërtet se qeni mund ta nuhasë apo ndjenjë nëse dikush është apo nuk është i besueshëm?

Sipas një studimi shkencor, qentë faktikisht mund ta kenë këtë superfuqi.

Fatkeqësitë natyrore

Pas një fatkeqësie natyrore, shpeshherë njerëzit raportojnë se kafsha e tyre shtëpiake ka qenë duke u sjellë në mënyrë të çuditshme pak momente para se të ndodh tërmeti apo tornado. A munden kafshët t’i ndjejnë apo nuhasin këto fatkeqësi?

Ndonëse disa raportojnë se nuk ka dëshmi shkencore që shërbejnë si indikatorë se kafshët mund t’i parashikojnë fatkeqësitë natyrore, fakti është se kafshët shohin, ndjejnë nuhasin dhe dëgjojnë gjëra të cilat njerëzit nuk munden, prandaj është e logjikshme që qeni juaj e din çfarë do të ndodh para se ta merrni vesh ju. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori