LAJMI I FUNDIT:

E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë – dhe nëse duhet të shqetësoheni

E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë – dhe nëse duhet të shqetësoheni

Një ëndërr me përmbajtje seksi që përfshin dikë që nuk është partneri/ja juaj është një skenar makthi

Një neurokirurg i shquar thotë se mund ta bëni gjumin e qetë pasi kjo nuk do të thotë se marrëdhënia juaj është në rrezik.


Mjeku Rahul Jandial e cilëson këtë fakt në librin e tij të ri “This is why you dream”, duke theksuar se ëndrrat e tilla seksuale janë çuditërisht të zakonshme dhe nuk tregojnë një dëshirë për të tradhtuar.

“Ëndrrat e tradhtisë nuk kanë gjasa të jenë një sinjal se ne duam të tradhtojmë apo kemi frikë se na tradhtojnë,” shkruan ai.

“Të tradhtosh në ëndërr mund të jetë thjesht një shenjë kurioziteti dhe zgjimi normal seksual, sesa një dëshirë për t’u larguar nga marrëdhënia.”

Megjithatë, dr. Jandial thotë se mënyra se si ne reagojmë ndaj ëndrrave të tilla kur zgjohemi tregon gjendjen aktuale të marrëdhënies sonë, shkruan New York Post.

Në marrëdhëniet e pashëndetshme, ëndrrat e tradhtisë mund të çojnë në “ulje të ndjenjave të dashurisë dhe intimitetit”, por në marrëdhëniet e shëndetshme, ato “nuk kanë fare efekt”.

“Ajo që ka vërtet rëndësi nuk është rrëfimi i ëndrrave tona erotike te partneri/ja, por mënyra se si ne reagojmë”, vijon ai.

Jandial thotë se ëndrrat e seksit që përfshijnë një ish-partner/e janë gjithashtu mjaft të zakonshme, ndaj kjo nuk do të thotë që në mënyrë të pandërgjegjshme ju dëshironi të riktheheni pas në këtë histori, citon Anabel.

Mjeku shkruan se rreth 1 në 12 nga të gjitha ëndrrat përmbajnë imazhe seksuale, por këto nuk janë tregues të stadit të marrëdhënieve tuaja reale apo dëshirave për historitë e kaluara.

Ëndrra erotike, porosia që mund të interpretohet
Lexo po ashtu Ëndrra erotike, porosia që mund të interpretohet

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Asnjëherë nuk duhet ta përdorni këtë pjesë të ndenjëses në aeroplan

Asnjëherë nuk duhet ta përdorni këtë pjesë të ndenjëses në aeroplan

Lifestyle
Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Stil
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Lifestyle
Shigjetari: Horoskopi vjetor për 2024

Shigjetari: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori