LAJMI I FUNDIT:

Reagon MPJ, thotë se nuk ndan grada të jashtëligjshme diplomatike

Reagon MPJ, thotë se nuk ndan grada të jashtëligjshme diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme, reagon ndaj shkrimit “MPJ-ja ndan grada të jashtëligjshme diplomatike”, që e cilëson si fushatë të orkestruar dhe tendencioze.

Sipas MPJ-së, numri i stafit është shtuar me Ligjin për Buxhet, sipas kërkesave të MPJ-së që nga viti 2015, ndërsa rekomandimet për rotacion të rregullt dhe emërime diplomatike janë aprovuar në dhjetor 2015 dhe janar 2016. MPJ kështu mohon se vendimet i ka marrë Petrit Selimi që në ditën e parë të detyrës së re si u.d. i ministrit.


Po ashtu, MPJ thekson se nuk ka nevojë për buxhet shtesë përveç atij që është përcaktuar nga Qeveria dhe Ministria e Financave, mohon se Fiona Kelmendi është dërguar si diplomate pas punësimit me kontratë mbi vepër, ndërkaq shton se Labinot Hoxha është graduar në vitin 2011, në mënyrë të rregullt, në bazë të marrëveshjes në mes të MIE dhe MPJ. /Telegrafi/