LAJMI I FUNDIT:

Besa e fortë për kampionin

Besa e fortë për kampionin

Janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar.

Besa ka arritur ta mposhtë kampionin aktual Feronikelin me rezultat minimal 2:1.


Mysafirët të parët kaluan në epërsi, kur ish-sulmuesi i Besës Mark Milicaj shënoi një gol të bukur nga 25 metra.

Epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 13 minuta, pasi pas një tollovie në zonën e tyre shënoi malazezi i besës Damijanovic për 1-1.

Në minutën e 58-të, golin e fitores për vendasit e shënoi kapiteni Fetim Kasapi.

Pas kësaj fitore Besa vazhdon të mbetet në pozitën e pestë por që tani ka 32 pikë të tubuara, pesë më pak se lideri Hajvalia.

Ndërkohë fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Trepça ’89 si vendas përballë Drenicës 2-0.

Vendasit shënuan në minutat e para të ndeshjes, kur Mërgim Pevqeli harkoi bukur në zonë dhe Blerand Kurtishaj shënoi për 1-0.

Për golin e dytë u përkujdes Mërgim Pevqeli që shënoi me një gjuajtje të bukur në minutën e 66-të. /Telegrafi/

Besa – Feronikeli 2:1
Trepça ’89 – Drenica 2:0

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori