LAJMI I FUNDIT:

Televizori në dhomë dhe telefoni mobil shkaktojnë probleme të leximit tek fëmijët

Televizori në dhomë dhe telefoni mobil shkaktojnë probleme të leximit tek fëmijët

Jemi të sigurt që doni më të mirën në jetë për fëmijët tuaj, por megjithatë duhet t’u kushtoni kohë të mjaftueshme në moshën e hershme.

Fëmijët kërkojnë shumë kohë sigurisht, por koha me ta është përvojë e çmuar për çdo prind. Fatkeqësisht, ritmi i modern i jetës gjithnjë e më shpesh lë gjithnjë e më pak kohë, dhe për t’u ofruar fëmijëve sado pak argëtim, shumë prindër u vendosin televizor në dhoma.

Përveç që vazhdimisht do t’ia ngulin sytë ekranit, duke shikuar filma vizatimorë ose duke luajtur lojëra, transmeton Koha.net. Fëmijët në këtë mënyrë do të fillojnë edhe të lexojnë shumë më keq se sa duhet, ka treguar hulumtimi në 4 mijë fëmijë.


Fëmijët të cilët kanë TV dhe DVD në dhoma, por edhe telefon të vetin, në parim fillojnë të humbin edhe deri 20 pikë në testet e leximit.

Nga ana tjetër, ata që merren me muzikë dhe luajnë ndonjë instrument, në parim fitojnë 30 pikë më shumë se mesatarja.

Për fund, rrjetet sociale… kompjuteri në dhomë dhe hyrja e vazhdueshme në rrjetet sociale janë përgjegjës për rezultatet e këqija në grupin e lëndëve natyrore dhe rezultatet e këqija nga matematika. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori