Nëse shpeshherë te ju fiton përtacia kur vjen puna për të shkuar në palestër, ndiqni këto këshilla. Ushtrimet nuk do t’i lini më pas dore, ndërsa trupi juaj do të jetë perfekt.
Njerëzit dembelë zakonisht nuk para kanë qejf të lëvizin, shmangin të bëjnë shumë gjëra ose i bëjnë keq dhe shpesh ndihen të dobët. Të qenët përtac na kufizon shumë, për këtë, edhe vajtja në palestër bëhet e vështirë ose edhe zhvillimi i një aktiviteti fizik normal. Pra, përtacia bëhet pengesë për ta mbajtur trupin tonë të gjallë dhe aktiv.
Më poshtë do të njiheni me disa teknika për ta shmangur atë, cilët janë sportet më të përshtatshëm për të luftuar jetën sedentare kur dembelizmi bëhet patologji.
Mos kaloni nga shtëpia pas pune: nëse zgjidhni të shkoni në palestër pas pune, më mirë mos kaloni nga shtëpia. Kur të dilni në mëngjes prej saj mos harroni të merrni edhe çantën me veshjen e posaçme për palestër në mënyrë që divani ose telefoni të mos iu mbajnë në shtëpi ose t’iu bëjnë vonë për të shkuar në stërvitje.
-Shkoni me një mik ose mikeshë: nëse jeni një person i turpshëm, në palestër mos shkoni vetëm, por stërvitjen tuaj organizojeni së bashku me një shoqe apo shok. Në këtë mënyrë, koha e kaluar mes pajisjeve dhe ushtrimeve do të kalojë më shpejt, ndërsa kur të jeni duke bërë vrap në pistë, mund të flisni për ndonjë gjë të caktuar.
Mos harroni muzikën: nuk ka asgjë më të mërzitshme se sa të shkoni në palestër vetëm dhe pa muzikë. Kufjet në fakt ju lejojnë të përqendroheni më mirë dhe të mbani ritmin perfekt: muzika është një aleat i mirë për të pasur një formë të mrekullueshme!
Stërvituni në mënyra të ndryshme: e zakonshmja bëhet monotone dhe përsëritja e të njëjtave ushtrime ju heq shumë shpejt dëshirën për të shkuar në palestër. Ndaj, zgjidhni dy ore tre lloje sportesh që ju argëtojnë dhe ju relaksojnë, duke ju bërë të rikuperoni formën fizike. Një shembull? Zgjidhni tre mbrëmje të ndryshme, njërën dedikojani tenisit, njërën notit dhe tjetrën ushtrimeve në palestër. Trupi juaj do të marrë formë perfekte dhe ju nuk do të mërziteni!
Zgjidhni një orar komod: orari i stërvitjes duhet të jetë komod në bazë të orareve të punës që bëni dhe rutinës së përditshme. Mos zgjidhni një orar që e dini se është i vështirë për t’u çliruar nga impenjimet, sepse përndryshe do të keni justifikime për të shtyrë stërvitjen e radhës në palestër.
Kur bëhet përtacia një patologji?
Shpeshherë, përtacia mund të përdorë si alibi depresionin, sepse të qenët i stresuar do të thotë se mund të justifikohemi për gjendjen tonë, përndryshe nuk mund të pranohet, shkruan Shqip. Pra depresioni bëhet një lloj mekanizmi mbrojtës për dembelizmin.
Si ta kuptoni nëse bëhet fjalë për përtaci ose depresion?
Personi me depresion jeton një pasivitet total dhe është keq, ndërkohë që përtaci nuk është keq dhe nuk jeton konfliktet e atij që është në depresion. Punon sepse duhet, por për pjesën tjetër, për atë që nuk e ka për detyrë mbetet i palëvizshëm. Pastaj, kur dembelizmi është patologji, shoqërohet shpesh edhe nga apatia: mungesa e stimujve, ndërsa obligimet bëhen të pakapërcyeshme. Është e nevojshme të gjeni një shtysë për të jetuar mirë dhe në mënyrë të vërtetë, një pasion që ju sjell dëshirën e ripërtëritjes dhe risisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse e ecura është më e dobishme se vrapimi për personat që duan të humbasin peshë
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar