Ndryshimet e motit (i ftohtë, i ngrohtë) janë shpesh shkak për dëmtimin dhe stresin e flokëve. Flokët e thatë dhe lëkura e dëmtuar vazhdimisht kanë nevojë për trajtim në mënyrë që të rifitojnë shkëlqimin.
Po cila është mënyra më e mirë për trajtimin e flokëve gjatë natës?
Vaji i kokosit është një nga trajtimet më të mira natyrore për shumë probleme që shfaqin flokët, por gjatë natës, rezultatet që jep në flokë janë më të mira, sipas ekspertëve.
Përmbajtja 100 për qind natyrore e këtij vaji, pa kimikate, alkool apo minerale të tjera, japin më shumë rezultat në flokë të pastër dhe të qetë, siç janë flokët gjatë natës.
5 arsye pse duhet të përdorësh vajin e kokosit si trajtim për flokët
1. Është i pasur me proteina si asnjë lloj vaji tjetër.
2. Është ideal për majat e dëmtuara, sepse nuk ka minerale dhe i ndihmon flokët të ruajnë lagështirën natyrale, i forcon dhe i bën ata më elastikë.
3. Ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë të kokës, e cila mund të shkaktojë edhe zbokth.
4. Është një antibakterial mjaft i mirë natyror dhe lufton një shumëllojshmëri infeksionesh, duke i bërë flokët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe pa zbokth.
5. Përmban acide yndyrore të shëndetshme për lëkurën e kokës dhe vitamina E e K, të cilat ndihmojnë për të pasur flokë më të fortë, skalpin më të pastër dhe parandalon humbjen e proteinave. Po ashtu, ndihmon edhe në shkëlqimin e flokëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse e ecura është më e dobishme se vrapimi për personat që duan të humbasin peshë
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar