Kur kanë mbetur vetëm 100 ditë nga starti i Euro 2016, UEFA ka përzgjedhur 100 yjet që duhen mbajtur nën vëzhgim gjatë evenimentit në Francë.
Lojtarë me famë ndërkombëtare, që luajnë në ekipet më të mira, e që natyrisht pritet të lënë gjurmë në aktivitetin më të rëndësishëm kontinental.
Mes këtyre 100 futbollistëve, të cilët pritet të spikatin në Kampionatit Evropian janë edhe tre shqiptarë. Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana, portieri i Lazios, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit i përzgjedhur më i miri në gjysmën e parë të Serisë A në pozicionin e tij dhe mes më të mirëve në Evropë.
Emra të tjerë të përzgjedhur nga UEFA janë të mirënjohur, nga Andres Iniesta e Sergio Ramos te Spanja, për të vazhduar me Buffon e Verratin e Bonuccin te Italia, Gareth Bale te Uellsi, Cristiano Ronaldo e Pepe te Portugalia, Ibrahimovic te Suedia, Neuer, Ozil e Muller te Gjermania, Rooney te Anglia, apo Paul Pogba te Franca, rivale e Shqipërisë në Grupin A.
Nga kundërshtarët e tjerë të kuqezinjve në Euro 2016, Zvicra me të cilën Kombëtarja do të detubojë më 11 qershor në Lens, përfaqësohet nga ylli me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251