LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha kostumet – pesë kombinime fantastike

Të gjitha kostumet – pesë kombinime fantastike

Kostumi i qepur mirë vishet në shumë mënyra, për shkak se kombinohet në mënyrë të përsosur me veshje të ndryshme.

Po ju paraqesim një kostum ngjyrë të hirtë dhe forcën e tij të transformimit, transmeton Telegrafi.

1


Bash për zonja

Bluza me jakë të lartë mirë u përshtatet damave që janë në moshë, meqenëse fsheh rrudhat e qafës. Mirëpo, nëse keni qafën të shkurtër, kjo jakë nuk është zgjedhje e mirë për ju.

2

E thjeshtë

Jeleku i thurur apo i qepur nga stofi është zëvendësim i mirë. Kombinimin e këtillë pasurojeni me bluzë apo çorape me ngjyrë të zjarrtë.

3

E rehatshme

Për variantin më të rehatshëm vishni xhinse, xhemper me kapuç dhe xhaketë, ndërkaq kombinimin plotësojeni me këpucë të përshtatshme.

4

Atraktive

Dëshironi të dukeni atraktive, por pa e tepruar? Me mini-fund apo pantallona të shkurtër vishni xhaketë dhe çorapë të trasha. Do të jeni të kënaqura.

5

Elegante

Nëse çizmet i keni atu mode kryesore ditëve të zymta pranverore, vishni me pantallona të gjatë deri në gjysmë pulpe të këmbës. Do të dukeni elegante.

6

Dhe si duket kostumi?

Kostumi për çdo trup – me V-prerje të thellë vizualisht zgjat, ndërkaq prerja gjysmërrethi e pjesës së poshtme shkëlqyeshëm i mbulon kofshët e mëdha. Rripi i gjerë i fundit dhe palët në pjesën e përparme theksojnë figurën dhe e bëjnë edhe më femërore. /Telegrafi/