LAJMI I FUNDIT:

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur
Dr Smiti

Ja çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje

Çfarë duhet të bëni menjëherë për shëndetin e bebes suaj?

Muaji i parë i shtatzënisë është një periudhë në të cilën ju nuk jeni as të vetëdijshme se jeni shtatzënë.


Duke qenë se dita e parë e shtatzënisë llogaritet nga dita e parë e menstruacioneve tuaja të fundit, atëherë muaji i parë është në fakt periudha nga menstruacionet e fundit deri në ato që duhet të vijnë… por nuk vijnë sepse jeni shtatzënë.

Data e menstruacioneve të fundit është shumë e rëndësishme, sepse mjeku do të llogarisë datën tuaj të lindjes në bazë të saj. Natyrisht, data e saktë e lindjes mund të mos jetë plotësisht e saktë, por mund të përcaktohet përafërsisht, transmeton Telegrafi.

Simptomat e shtatzënisë në muajin e parë

Simptomat e para ngatërrohen lehtësisht me simptomat e PMS, kështu që ndërsa gratë mendojnë se do t’i kenë periodat në çdo moment, ato janë në të vërtetë shtatzëna.

Këtu janë simptomat që mund të tregojnë se jeni shtatzënë:

▪ Ndryshimet e humorit.
▪ Urinim i shpeshtë.
▪ Gjakderdhje.
▪ Lodhje.
▪ Ndryshime në oreks.
▪ Ngërçe në stomak.
▪ Kapsllëk.

Muaji i parë i shtatzënisë zgjat katër javë dhe vetëm në muajin e katërt mund të prisni simptoma më të forta si ngërçe, fryrje, ndryshime humori, dhimbje gjoksi, lodhje, të përziera dhe madje edhe të vjella.

Shikoni se çfarë ndodh në trupin tuaj në këto javë të para të shtatzënisë dhe si zhvillohet fëmija:

Java e parë
Java e dytë
Java e tretë
Java e katërt

Këshilla për muajin e parë të shtatzënisë

▪ Nëse pini cigare, ndaloni.
▪ Filloni të merrni acid folik.
▪ Ushtrimi lejohet, madje i dëshirueshëm.
▪ Shkoni në një ekzaminim parandalues gjinekologjik.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Lista që duhet ta kesh: Pesë veshje që ndezin paraqitjen tuaj këtë sezon!

Lista që duhet ta kesh: Pesë veshje që ndezin paraqitjen tuaj këtë sezon!

Keshilla Modë
Psikologu pohon se për një martesë të lumtur dhe të gjatë duhen pranuar dy gjëra

Psikologu pohon se për një martesë të lumtur dhe të gjatë duhen pranuar dy gjëra

Në çift
Si të harrojmë “Të duhurin”?

Si të harrojmë “Të duhurin”?

Këshilla dhe arsye
Dhjetë shenja që tregojnë se jeni një prind më i mirë nga sa mendoni

Dhjetë shenja që tregojnë se jeni një prind më i mirë nga sa mendoni

Fëmija juaj
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Maska me fara të lirit është e mrekullueshme, por megjithatë nuk është botoks...

Maska me fara të lirit është e mrekullueshme, por megjithatë nuk është botoks...

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori