10 shenjat më të zakonshme të shtatzënisë
Disa femra janë të sigurta që janë shtatzënë që në momentin kur ndodh, për disa të tjera duhen 5 teste pozitive shtatzënie, së bashku me një sërë simptomash që të jenë vërtet të sigurta, transmeton Telegrafi.
Në qoftë se po mendoni se mund të jeni shtatzënë, shpresojmë që lista jonë e shenjave më të zakonshme të shtatzënisë t’ju ndihmojë që të gjeni përgjigjet që po shpresoni!
Mos harroni, çdo grua është e ndryshme, kështu që ju mund të mos përjetoni që të gjitha nga 10 shenjat më të zakonshme.
Gjoks të ndjeshëm
Në qoftë se jeni shtatzënë, ju do të dalloni që gjoksi juaj do të jetë i ndjeshëm. Këtë do ta vini re rreth tre javë pas zënies së fëmijës, kur menstruacionet janë rreth 1 javë me vonesë. Ato mund të ndihen të fryra, ashtu siç fryhen kur pritet cikli mujor.
Njolla të vogla ose kontraktime
Në qoftë se jeni shtatzënë, njolla të vogla ngjyrë rozë mund të ndodhin në kohën e implementimit, kur embrioni mbillet (ngjitet) në mitër. Kjo ndodh rreth 8 deri në 10 ditë pas ovulacionit, pak më herët seç pritet cikli mujor. Ju mund të dalloni rrjedhjen e implementimit që është në formë njolle ngjyrë rozë dhe jo e trashë dhe e kuqe.
Këto kontraktime mund të jenë të zakonshme në shtatzëninë e hershme. Derisa embrioni të vendosi pozicionin e tij dhe të mbështetet në kockën e pelvisit në tre mujorin e parë, do të ketë kontraktime të ngjashme me ato të menstruacioneve. Në fakt, kontraktimet e mitrës janë një gjë e zakonshme dhe ndodhin vazhdimisht si gjatë ushtrimeve fizike, orgazmës ashtu edhe gjatë ndryshimeve të thjeshta të pozicioneve.
Errësimi i aoreolave
Në shtatzëninë e hershme gjatë kohës që prisni menstruacionet ju mund të dalloni që aoreolat (pjesa e errët që rrethon thithat e gjoksit) fillojnë të theksohen dhe të rriten në diametër. Besohet që ngjyra e errët e aoreloës ndihmon fëmijën e porsalindur të gjejë thithën për tu ushqyer me qumësht.
Këputje ekstreme
Në qoftë se jeni shtatzënë, një simptomë shumë e zakonshme në javët e para është lodhja. fazë temperatura ulet). Kur veza është fertilizuar në tubin fallopian, nis një udhëtim për në mitër që zgjat rreth 1 javë, ku edhe mbillet. Është pikërisht në këtë kohë që trupi juaj mund të ndjejë që ju jeni shtatzënë.
Kur hormoni HCG është liruar, gruaja zakonisht përjeton një rritje temperature, po aq dramatike sa e para, por mund të ndjehet rreth 1 javë deri në 12 ditë pas rritjes së temperaturës së ovulimit.
Marrje mendsh dhe të vjella
Në qoftë se jeni shtatzënë, ju do të përjetoni “sëmundjen e mëngjesit” që në javët e para të zënies. Përzierja dhe marrja e mendve mund të ndodhë në çdo kohë- ditën dhe natën.
Urinim i shpeshtë
Gjatë kohës që menstruacionet janë 1 ose 2 javë me vonesë, ju mund të zbuloni se po urinoni më shpesh se zakonisht. Kjo ndodh për shkak se fëmija që po rritet në uterus ushtron presion në fshikëzën tuaj.
Kapsllëk
Ju mund të ndjeni ndryshim në tretje. Hormonet e prodhuara me tepri gjatë shtatzënisë bëjnë që zorrët të jenë më të relaksuara.
Rritje të temperaturës bazë të trupit
Ju mund të jeni vërtet shtatzënë në qoftë se temperatura bazë e trupit qëndron e rritur edhe pas kohës që duhet të kishit menstruacionet dhe nuk ulet në nivelin pre-ovulacion (në këtë fazë temperatura ulet). Kur veza është fertilizuar në tubin fallopian, nis një udhëtim për në mitër që zgjat rreth 1 javë, ku edhe mbillet. Është pikërisht në këtë kohë që trupi juaj mund të ndjejë që ju jeni shtatzënë.
Kur hormoni HCG është liruar, gruaja zakonisht përjeton një rritje temperature, po aq dramatike sa e para, por mund të ndjehet rreth 1 javë deri në 12 ditë pas rritjes së temperaturës së ovulimit.
Mungesë menstruacioni
Kjo mund të jetë shenja e parë e shtatzënisë, sidomos në qoftë se ju keni një cikël të rregullt. E kombinuar me shenjat e tjera pozitive, ju mund të jeni e sigurt se jeni shtatzënë edhe përpara se të bëni testin e posaçëm.
Testi i shtatzënisë
Në qoftë se cikli juaj mujor është qoftë edhe 1 ditë me vonesë ju jeni gati të njihni të vërtetën; të bëni një test shtatzënie në shtëpi. Një test urine mund të përdoret që 10 deri në 14 ditë pas fertilizimit. Në qoftë se nuk mund të prisni deri në mungesën e menstruacioneve, një test shtatzënie gjaku mund të bëhet që në 8 deri në 10 ditë pas fertilizimit.
Kujto që testet e shtatzënisë nuk janë 100% të sigurta, as ato të gjakut. Në qoftë se rezultati është negativ dhe ju përsëri ndiheni shtatzënë përsëriteni testin 1 javë më vonë. Fat të mbarë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkenca: Femrat me vithe të mëdha janë më të mençura dhe më të shëndetshme

Heidi Klum dhe vajza e saj vazhdojnë bashkëpunimin duke prezantuar një koleksion të ri të të brendshmeve

Jennifer Lopez në një kombinim biznesi, por të relaksuar: Atlete për të shkuar në zyrë, pse jo?

Trendi i ri i lidhjeve dëshmon se tradita po shuhet

Femrat e suksesshme zgjedhin gjithmonë një formë: Madhësia e çantës zbulon karakterin e një femre

Disa mënyra si të vishni xhemper-fustanet këtë dimër

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Tjetër rast tragjik, vritet me thikë një burrë në Prishtinë

Vritet një grua në Prishtinë - Policia jep detaje

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp