LAJMI I FUNDIT:

Sipas ekspertëve, mund ta arrini një lëkurë të pastër përmes manifestimit

Sipas ekspertëve, mund ta arrini një lëkurë të pastër përmes manifestimit

Për shumë njerëz, koha dhe përpjekjet për të arritur një lëkurë të pastër janë të mëdha

Nga trajtimet dermatologjike dhe antibiotikët te kremrat dhe pilulat hormonale, duket sikur gjithçka është provuar pa rezultat përfundimtar. Por një fenomen i ri, i njohur si manifestimi i lëkurës së pastër, po fiton popullaritet.

Spas disa specialistëve, vizualizimi dhe metodat e tjera të manifestimit mund të ndikojnë pozitivisht në lëkurë.


Çfarë është manifestimi?

Manifestimi është ideja që mendimet tona mund të krijojnë realitetin tonë. Me fjalë të tjera, kur kërkoni nga universi për diçka – si një lëkurë e pastër – dhe besoni se ajo do të ndodhë, ndoshta do të ndodhë. Ligji i tërheqjes është një qasje që u bë e njohur në vitet 2000 dhe sot është rikthyer përmes TikTok-ut dhe Instagram-it, me përdorues të ndryshëm që promovojnë metoda manifestimi për të ndihmuar në ndryshimin e mendësisë.

Mimi Bouchard, themeluese e aplikacionit “Superhuman”, shpjegon se manifestimi i lëkurës së pastër është një nga mënyrat më të shpejta për të ndikuar pozitivisht përmes lidhjes mendje-trup. Sipas saj, trupat tanë “dëgjojnë” mendimet tona dhe përmes vizualizimit të një gjendjeje më të mirë, ne mund të fillojmë të shohim përmirësime.

Astrologia Meghan Rose përmend se, duke ndryshuar perceptimin për veten dhe duke qëndruar në një gjendje pozitive mund të ndikojmë në lëkurë. Eksperienca e saj sugjeron se një qasje e tillë e ka ndihmuar jo vetëm për lëkurën, por edhe për të arritur qëllime të tjera personale.

A e mbështet shkenca këtë teori?

Ndikimi i mendimeve pozitive në lëkurë është kryesisht anekdotik, por ekziston një lidhje e ngushtë midis lëkurës, sistemit nervor dhe atij endokrin, që kontrollon hormonet. Kur niveli i stresit rritet, hormonet si androgjenet dhe kortizoli nxisin prodhimin e yndyrës dhe inflamacionit, të cilat shkaktojnë akne. Dermatologu dhe psikiatri Dr. Evan Rieder shpjegon se çdo metodë që mund të kontrollojë nivelin e stresit, përfshirë manifestimin, mund të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të lëkurës që lidhen me stresin.

Përveç kësaj, manifestuesit dhe njerëzit që praktikojnë mendimin pozitiv janë më të prirur të kujdesen më shumë për veten, duke bërë rutinën e kujdesit të lëkurës, pavarësisht lodhjes, ose duke ndërruar shpesh jastëkun. Siç shpjegon Dr. Rieder, këto zakone në vetvete mund të sjellin përmirësime.

istockphoto

Si mund të manifestoni një lëkurë më të pastër?

Bouchard rekomandon një proces në dy hapa: përcaktoni qartë çfarë dëshironi dhe bëhuni ajo që dëshironi të arrini. Fillimisht, krijoni një imazh të vetes së ardhshme, me lëkurë të pastër dhe më pas filloni të veproni si ai person çdo ditë. Për shembull, mund të mbani një ditar ku përshkruani vizualisht veten me lëkurën që dëshironi ose të dëgjoni meditime për aktivizimin e manifestimit. Po ashtu, praktikoni pohime pozitive çdo ditë për lëkurën tuaj.

“Kam lëkurë të pastër dhe të shndritshme,” është një frazë që mund të përdorni, duke zvogëluar kështu shqetësimet për lëkurën dhe për pasojë edhe hormonet që ndikojnë në të.

Këshillat për manifestim përfshijnë gjithashtu të ndaloni mendimet negative për lëkurën në momente të rëndësishme, si para një takimi ose një eventi social. Duke kontrolluar këto mendime, mund të reduktoni stresin dhe të parandaloni inflamacionin që ai shkakton, citon Anabel.

A funksionon vërtet manifestimi për lëkurën e pastër?

Nuk është e thënë që lëkura të bëhet e përsosur menjëherë. Por ekziston një lidhje mes mendimeve pozitive dhe shëndetit më të mirë mendor, që mund të ndikojë edhe në përmirësimin e gjendjes së lëkurës. Kështu që një qasje më pozitive dhe e qetë ndaj vetes mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet lëkurës për të shkëlqyer. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kate Middleton nga koka te këmbët në ngjyrën e sezonit, ajo tërhoqi vëmendjen me një kombinim bordo

Kate Middleton nga koka te këmbët në ngjyrën e sezonit, ajo tërhoqi vëmendjen me një kombinim bordo

Femra
Balenciaga befason me koleksionin e ri të këpucëve

Balenciaga befason me koleksionin e ri të këpucëve

Femra
Sekretet e dashurisë së vërtetë, tre shenja më pak të njohura që tregojnë se po përjetoni dashuri të thellë

Sekretet e dashurisë së vërtetë, tre shenja më pak të njohura që tregojnë se po përjetoni dashuri të thellë

Në çift
Katër ngjyra që duhet të keni gjatë vjeshtës për t'u dukur e veshur shtrenjtë

Katër ngjyra që duhet të keni gjatë vjeshtës për t'u dukur e veshur shtrenjtë

Moda
Frizurat moderne për sezonin vjeshtë-dimër

Frizurat moderne për sezonin vjeshtë-dimër

Flokë dhe stil
Përdorimi i çdo lubrifikanti nuk rekomandohet, mbani larg pjesëve tuaja intime

Përdorimi i çdo lubrifikanti nuk rekomandohet, mbani larg pjesëve tuaja intime

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori