LAJMI I FUNDIT:

Në shitje biletat për finalen e LK: Mësoni çmimet dhe numrin e biletave për çdo klub

Në shitje biletat për finalen e LK: Mësoni çmimet dhe numrin e biletave për çdo klub

Finalistët e Ligës së Kampionëve këtë sezon do t’i kenë nga 20.000 bileta secili klub, për duelin që do të zhvillohet në San Siro.

Shtëpia e Milanit dhe Interit ka kapacitet prej 71.500 ulësesh për ndeshjet evropiane, ndërsa finalja e garës më të madhe evropiane do të zhvillohet më 28 maj (e shtunë).


Biletat kanë dalë në shitje ditën e martë, ndërsa UEFA ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave. Në kategorinë e parë një biletë kushton 440 euro, në të dytën 320 euro, të tretën 160 euro dhe të katërtën 70 euro.

SanSiro1

Prej biletave që shiten online, 6.000 do të jenë në dispozicion për publikun e gjerë, derisa 25.500 të tjera janë të rezervuara për Komitetin lokal organizues, UEFA-n dhe Federatat kombëtare, partnerët komercialë dhe transmetuesit, si edhe për programet promovuese.

Në finalen e vitit të kaluar, ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit që u zhvillua në Berlin, po ashtu dy klubet morën nga 20.000 bileta, krahas kapacitetit prej 70.500 ulësesh.

Ndërsa një vit më parë në Lisbonë, Real Madridi dhe Atletico Madridi patën nga 17.000 bileta përpara një turme prej 61.000 tifozësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa para fitoi FSHF me Kombëtaren e Shqipërisë nga pjesëmarrja në Euro 2024?

Sa para fitoi FSHF me Kombëtaren e Shqipërisë nga pjesëmarrja në Euro 2024?

Kombëtarja e Shqipërisë
Phil Foden largohet me urgjencë nga kampi i Anglisë, federata del me njoftim

Phil Foden largohet me urgjencë nga kampi i Anglisë, federata del me njoftim

Përfaqësueset
Zbulohet arsyeja e vërtetë se përse Phil Foden u largua nga kampi i Anglisë

Zbulohet arsyeja e vërtetë se përse Phil Foden u largua nga kampi i Anglisë

Përfaqësueset
Çmenduria e pronarëve të Chelseat: 135 milionë euro për sulmuesin që ka shënuar 21 gola

Çmenduria e pronarëve të Chelseat: 135 milionë euro për sulmuesin që ka shënuar 21 gola

Premier League
Mbappe ka fyer rëndë Lewandowskin, dalin pamjet nga situata acaruese

Mbappe ka fyer rëndë Lewandowskin, dalin pamjet nga situata acaruese

Përfaqësueset
Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit

Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori