LAJMI I FUNDIT:

Tare kundër mediave

Tare kundër mediave

Pak ditë më parë, mediat italiane publikuan lajmin se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka bërë sherr me përmasa të mëdha me mesfushorin Antonio Candevan, pas përballjes së Ligës së Evropës kundër Galatasarayt.

Më vonë, Candreva bëri edhe një sherr tjetër, këtë rradhe me sulmuesin gjerman, Miroslav Klose.


Igli Tare preferon të thyejë heshtjen, duke dhënë një intervistë ku sulmsulmon mediat për shpifje.

“Zënka me Candrevën? Nuk kam asgjë për të qartësuar pasi situata është mëse e qartë. Në përfundim të përballjes së Ligës së Evropës, ku kemi mundur Galatasarayin, një gazetar më ka nisur mesazh urimi, por i jam përgjigjur është herët të marrim urime, pasi media diçka do shpikë dhe ashtu ndodhi”.

Tare hedh poshtë të gjitha thashethemet e sherrit dhe krizës tek Lazio, duke vijuar.

“Nuk ka ndodhur asnjë sherr me mes dhe Candrevas, dhe Kloses. Këtë fakt e ka qartësuar dhe trajneri Pioli në konferencën për shtyp”.

“Kam respekt për të gjithë gazetarët, por jo për ata që trillojnë. Kjo nuk është gazetari dhe kush shpik gjëra të tilla duhet të marrë dënimin e merituar, ndaj dhe kundër pseudo-gazetarëve do të ndjekim rrugët ligjore”, ka thënë drejtuesi shqiptar.