Bizneset e Komunës së Hanit të Elezit, nga sot do të regjistrohen dhe do të kryejnë shërbimet tjera administrative të biznesit në Qendrën Komunale të Biznesit në Han të Elezit. Në komunën e Hanit të Elezit, sot u bë hapja e zyrtare e Qendrës Komunale të Biznesit.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, në detyrë Bernard Nikaj, tha se hapja e Qendrës Komunale të Biznesit “One Stop Shop” në Komunën e Hanit të Elezit është njëri ndër hapat që kemi ndërmarrë me shumicën e komunave në Kosovë. Ky është “On Stop Shopi” i 28-të që kemi hapur në Kosovë për të ofruar shërbimin e regjistrimit të bizneseve tek bizneset.
“Kjo i mundëson edhe komunës që të ketë një qasje më të mirë ndaj bizneseve, të ketë një element promovues tek bizneset e reja që dëshirojnë të hapin biznes në kuadër të komunës. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka iniciativa që këto qendra të mos jenë vetëm qendra të regjistrimit të bizneseve, por të kenë edhe shërbime të promovimit të investimeve, të përkrahjeve të bizneseve, të informatave për grande, të procedurave të licencimit, etj., të cilat edhe më tej do ta fuqizojnë ambientin e biznesit në Komunën e Hanit të Elezit”, theksoi ministri Nikaj.
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, me këtë rast tha se kësaj komune i ka munguar kjo endur. “Hapja e kësaj zyre është në interesin e qytetarëve të Hanit të Elezit për shkak se ata tashmë nuk kanë nevojë të shkojnë më në Kaçanik apo në Prishtinë për regjistrimin e një biznesi, ndërsa tash këtë mund ta bëjnë vetë për disa minuta në këtë qendër”, theksoi kryetari Suma.
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me këtë rast i ka dhuruar në formë të donacionit pajisje të fotokopjimit dhe skanimit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira nga kjo qendër.
Qendrat Komunale të Biznesit veprojnë në kuadër të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare dhe në bashkëpunim me kuvendet komunale të Kosovës.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të punojë në përmirësimin e mëtejmë të ambientit “Të të bërit biznes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit