Pjesë nga shkrimi “Çdo qiri i vogël ndriçon një kënd të errësirës”, i botuar në Javoren Politike Shqiptare – Zëri, më 20 mars 2004.
Lufta në Kosovë, “Each Small Candle” (“Çdo qiri i vogël”) dhe Roger Waters (lideri i dikurshëm i grupit Pink Floyd)… Ky tregim lind më 22 korrik të vitit 1999, kur Waters ekzekutonte një këngë të re në kitarë akustike. Kënga është dëgjuar nga adhuruesit gjatë ushtrimeve, por nuk zinte vend në listën e këngëve të koncertit. Kënga u ekzekutua në natën përmbyllëse të turneut në Amerikë, më 28 gusht 1999, në Kansas, pas brohoritjeve të publikut për ta rikthyer Watersin në skenë. Dhe, për ta dëshmuar respektin ndaj adhuruesve, vendosi ta këndojë këngën e tij më të re, për luftën në Kosovë…
Waters para publikut tha se strofat e para të kësaj kënge janë shkruar nga një viktimë argjentinase e torturës. Këto vargje, para ca vitesh, atij ia kishte dërguar një italian, gazetar i një të përditshmeje fiorentinase. Përkthimi anglez e kishte prekur Watersin, kështu që kishte vendosur ta bënte një këngë, por ende nuk ishte i sigurt se çfarë domethënie ata rreshta kishin për të.
“Një ditë lexova një artikull në The London Times, që fliste për një ushtar serb që pa një grua të plagosur shqiptare, të shtrirë në një ndërtesë të djegur, prandaj largohet nga togu i tij për ta ndihmuar. Në këtë imazh unë gjeta një kuptim. Pjesa tjetër i kushtohet kësaj…”, ka thënë ai.
Mirëpo, tetë vargjet e para nuk janë shkruar nga viktima e panjohur e torturës në Argjentinë, por nga poeti i njohur danez, Halfdan Rasmussen.
Rasmussen u lind në Kopenhagë të Danimarkës më 29 janar 1915 (vdiq në mars të vitit 2002). Ishte luftëtar i rezistencës gjatë okupimit gjerman të Danimarkës në Luftën e Dytë Botërore; poet i njohur dhe i adhuruar, kryesisht për shkak të trajtimit të temave sociale dhe të temave për të drejtat e njeriut. Më 1979, “Amnesty International” publikoi një libër të vogël me poezi, për të drejtat e njeriut. Në mesin e vargjeve më të mira ishte poezia “Ikke bodlen” (“As torturat..”) e Rassmusenit
Pra, publikut Watersi ia shpjegoi gabimisht sfondin e këngës. Por, kjo nuk ka edhe aq rëndësi. Rëndësi më të madhe ka fakti se ai dhe Halfdan Rasmussen, ndonëse nuk e kanë njohur njëri-tjetrin, i ka bashkuar një çështje e rëndësishme: të drejtat e njeriut. Këtë e dëshmon edhe ngjyra e zezë në ekran gjatë ekzekutimit të këngës, që ndriçohej nga projektimi i një qiriu të bardhë të rrethuar me gjemba, që ishte një kopje e simbolit të organizatës së njohur botërore për të drejtat e njeriut – “Amnesty International”.
Kjo këngë shpreh në mënyrë reale tragjedinë e luftës së Kosovës. Në një intervistë për SFX Radio, Jim Ladd e pyet Watersin për domethënien e këngës “Çdo qiri i vogël”. Waters përgjigjet se me këtë ai ka dashur t’ua bëjë me dije të tjerëve se të gjithë ne duhet të kemi përgjegjësi më të madhe për sjelljen tonë.
“Gjithçka që dikush bën në jetë, e prek dikë tjetër”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo këngë mbi të gjitha i kushtohet dashurisë. “Këngët tjera të mia po lindin dhe po zgjerohen nga koncepti fillestar: çdo qiri i vogël ndriçon këndin e errësirës… Në një këngë të re timen, përfundimi ka këtë përmbajtje: Të përqendrohem në dashuri / Kjo ka për mua rëndësi / Se vetëm atëherë do të jem i lirë”.
Teksti flet për një fshat shqiptar në Kosovë; për një grua shqiptare me një fëmijë që mban në duar. Imazhi për fëmijën e vogël dhe të pambrojtur simbolizon edhe vet fatin e Watersit – jetën prej jetimi!
“Për t’u penduar do të thotë të jetosh rishtazi”, thotë filozofi amerikan, Henry David Thoreau. Këtë mendim Waters sikur e arsyeton përmes një fshati të djegur dhe të braktisur shqiptar; përmes një gruaje dhe një fëmije shqiptar simbolizojnë vuajtjen e të gjithë shqiptarëve tjerë në luftë; dhe, përmes një ushtari serb që pendohet se ishte pjesë e togut, në anën tjetër të gruas dhe të fëmijës!
“Samaritani serb kthehet dhe bën me dorë… lamtumirë”, këndon Waters (termin Samaritan ai e përdor në kontekstin e Samaritanit të Mirë biblik, me personin “nga ana tjetër e keqe”, por që dallon meqë u ofron ndihmë njerëzve në vuajtje).
Pra, në togun e tij, “Samaritani serb” tashti paraqet qiriun e vogël që “ndriçon një kënd të errësirës”. Ndërsa, dëshira e Watersit është që numri i qirinjve të tillë të rritet, për të ndriçuar “anën e errët të çdo mendjeje njerëzore”. Deri atëherë ai do të jetë vetëm një qiri i vogël, i rrethuar nga telat me gjemba…
“Çdo qiri i vogël” vërtet është një prej këngëve më të bukura kushtuar luftës në Kosovë. Dhe, këtë mendim do ta ketë secili që e dëgjon me vëmendje. Ajo është pak më shumë se tetë minuta e gjatë, por nuk kalon në monotoni. Të gjithë ata që njohin Roger Watersin dhe grupin Pink Floyd, e dinë këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje