LAJMI I FUNDIT:

Viti i Naim Frashërit

Viti i Naim Frashërit
Naim Frashëri

Me rastin e 175-vjetorit të ditëlindjes së Naim Frashërit Kryegjyshata Botërore Bektashjane çel zyrtarisht “Vitin e Naimit”, me 1 program të veçantë, nën kujdesin e Kryegjyshit botëror bektashjan, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Nga 10 korriku deri në fund të vitit 2021 do ketë një sërë aktivitetesh në mbarë vendin. Kjo traditë përkujtimi i ka fillesat në vitin 1937 kur erdhën eshtrat e Naim Frashërit në atdhe.


Ai vlerësohet si pionieri i letërsisë moderne shqiptare dhe një nga ikonat kulturore shqiptare më me ndikim.

E fillon veprimtarinë letrare në çerekun e fundit të shekulli XIX, atëherë kur romantizmi si rrymë letrare ishte drejt përfundimit.

Punimet e tij përfshijnë njëzet e dy vepra nga të cilat pesëmbëdhjetë janë të shkruara në shqip, katër në turqisht, dy në greqisht dhe një në persisht. Veprat e tij më të njohura janë “Lulet e Verësë”, “Bagëti e Bujqësija”, “Ëndërrime”, “Katër Stinët”, “Vjersha për mësonjëtoret të para”, “Histori e Skënderbeut”, “Qerbelaja” etj.