Qentë e sotëm po jetojnë më gjatë se para 30 vitesh. Kjo është arritur falë shërbimit veterinar, vaksinave të përmirësuara, por një vend me peshë zë edhe ushqimi.
Endri Haxhiraj,
mjek veteriner
Cili është ushqimi i përshtatshëm për qenin?
Si fillim duhet sqaruar që ushqimet komerciale të prodhuara për qentë, janë të balancuara në nutrientë dhe plotësojnë të gjithë kërkesat që një qen ka. Të realizosh një recetë dietike shtëpie, është e vështirë, sepse ajo nuk mund t’i përfshijë të gjithë nutrientët përgjegjës për të ruajtur shëndetin e kafshës.
Dieta normale
Një dietë e përshtatshme, në të gjitha rastet duhet të përfshijë proteina, karbohidrate, yndyra, vitamina (A, gr. B, D, E), minerale etj. Perimet dhe frutat e pagatuara janë të pasura me antioksidantë, minerale dhe vitamina.
Shumë qen pëlqejnë karotat, perimet e gjelbërta dhe mollët, të cilat nuk shkaktojnë probleme në shëndetin e qenit. Por, kini parasysh se, çdo gjë tejmase, mund të jetë e dëmshme.
Evitoni frutat dhe perimet e kalbura, patatet me lëkurë të gjelbër (të paqëruara), qepët dhe hudhrat në sasi (japin dëmtime në disa qen) dhe përzierjen e këtyre perimeve me ushqime të tjera.
Ushqimin, qenit, duhet t’ia jepni në orare të ndryshme. Në të kundërtën, ndodh që ju të mos jeni i disponueshëm në orën e caktuar për ta ushqyer. Ai do të fillojë të sillet në mënyrë të papërshtatshme, duke kafshuar mobiliet.
Racionin ditor duhet ta ndani në dy ose tri porcione, duke ia dhënë në kohë të ndryshme të ditës. Kjo është e nevojshme sidoemos për racat me kraharor të thellë si, German Sheperd, për të mos tejmbushur stomakun dhe për të evituar problemet. Madje, ndarja në porcione ngjall interes dhe ndërveprim.
Evitoni dhënien e kockave të vogla të pulës, të cilat copëtohen gjatë përtypjes, por kthehen në rrezik për traktin tretës.
Mungesat në vitamina
Nëse përdorni një ushqim cilësor, juve nuk do t’ju duhen vitamina shtesë. Mungesat në vitamina shprehet kryesisht në shëndetin e kafshës me simptoma të tilla, si: lëkurë pa shkëlqim, qëndrim jo aktiv, alergji, probleme digjestive.
Në shumë raste kjo mund të ndodhë kur përdoret ushqimi i shtëpisë. Në të tilla situata, konsultohuni me veterinerin tuaj.
Problemet e obezitetit
Sot në botë, në mënyrë progresive, po shfaqen probleme të obezitetit ose “shëndoshjes” edhe te qentë. Shkaku me origjinë ushqimore vjen nga kaloritë e marra. Prandaj, shumë dietologë bazohen në këtë pikë për të hartuar programet e të ushqyerit në qen.
Dy janë rrugët për t’u vënë fre kalorive. E para indikon uljen e sasisë së ushqimit që qeni merr në ditë, ndërsa e dyta konsiston në përdorimin e një diete të posaçme kundra shtimit në peshë. Sot, nga specialistët më të mirë të fushës, po përdoren dietat komerciale. Por, duhet patur kujdes kur qeni ka një dietë fikse të rekomanduar gjatë një sëmundjeje.
Problemet e lëkurës
Për të vërtetuar se një problem lëkure është e lidhur me dietën, provoni të ndryshoni ushqimin dhe kështu të shihni ndryshimin. Ndër problemet ushqimore të lëkurës, përmenden alergjitë ndaj disa përbërësve ushqimorë.
Pse hanë bar qentë?
Kur ka tendencë për të ngrënë substanca të ndryshme nga ushqimi normal, kjo është shenjë e një problemi digjestiv. Kur qentë ndihen keq, ata hanë bar për të nxitur vjelljen dhe ndihmojnë lehtësimin e stomakut nga substancat e papranueshme.
Këshilla praktike:
▪ Ndryshimi i shpeshtë i ushqimit nuk është i nevojshëm. Madje mund të kthehet në një faktor kërcënues për shëndetin.
▪ Ushqimi i qenit me kuti me ambalazhim metalik, i cili konsumohet për 2-3 ditë, duhet ruajtur në frigorifer. Për të evituar ndjesinë që krijohet, kutinë e teneqes mund ta vendosim në qese plastike.
▪ Mos i jepni qenit ushqim nga tavolina ku ju po hani. Kjo ndikon në sjelljen e tyre në të ardhmen.
▪ Për të qenë gjithmonë të sigurt nga ana shëndetësore, mos i ofroni asnjëherë qenit ushqime të prodhuara për konsum njerëzor.
Sasia sipas peshës së ushqimit të lagësht
Pesha ideale e një qeni të rritur Nevojat ushqimore ditore (të përafërta)
2 kg 110 – 140 gr
5 kg 200 – 280 gr
10 kg 400 – 570 gr
20 kg 680 – 900 gr
35 kg 900 gr – 1.1kg
45 kg 1.25 – 1.6 kg
70 kg 1.7 – 2.5 kg
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Gjëegjëza të vështira të cilat vetëm mendjet më të ndritura mund t’i zgjidhin
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë