Pa marrë parasysh se a do të vendosni që flokët t’i ngjyrosni në shtëpi apo në ndonjë sallon ekskluziv floktarësh, duhet ta dini që me rastin e ngjyrosjes me ngjyrat më të shtrenjta, shëndeti juaj gjendet në rrezik të vazhdueshëm.
Shumica e ngjyrave përmbajnë materie të cilat vetvetiu mbase nuk janë edhe aq të rrezikshme, mirëpo kur bien në reaksion me tymin e duhanit apo me ndotësit e tjerë të ajrit, ato shndërrohen në bombë të vërtetë të kurdisur, thonë mjekët britanikë.
Gjatë analizimit të përbërjeve të ngjyrave ata kanë hasur në kimikate që shumë lehtë mund të shkaktojnë kancerin, kryesisht kancerin e lëkurës.
Ky studim është botuar së fundmi në një revistë të njohur shkencore në Britani, ndërsa janë dhënë edhe detajet ku thuhet se një e treta e grave dhe një në dhjetë meshkuj në botë janë të rrezikuar nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Ngjyrosja dhe dekolorimi; përdorimi i dekoloruesve të fortë siç janë peroksidet (peroksidi i hidrogjenit) vepron mbi melaninën e flokut që oksidohet e ndryshon ngjyrë.
Përveç veprimit në pigment vërehen dhe dëmtime në keratinën e flokut që janë të rëndësishme për stabilitetin e flokut që ndahet dhe oksidohet.
Për këtë, shkencëtarët nga qyteti anglez Leeds, ku është bërë studimi u kanë bërë thirrje si njerëzve ashtu edhe prodhuesve të kozmetikës, në veçanti sektorit të prodhimit të ngjyrës së flokëve që të mundohen t’i shmangin kimikatet e dëmshme në ngjyra, por industria kozmetike ka kontestuar fuqishëm kërkesën e shkencëtarëve.
Ata paralajmërojnë se kimikatet të njohura si aminet sekondare, të cilat gjenden në të gjitha ngjyrat e flokëve mund të depërtojnë në lëkurë dhe në flokë të qëndrojnë me ditë, muaj, apo dhe vjet.
Gjëja që shkakton shqetësim më të madh është se këto kimikate të cilët ne mund t’i kemi në kokë reagojnë në tym duhani duke formuar kështu kimikate shumë helmuese të quajtur N-nitrosamines. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar
Si ta ndihmoni fëmijën të flejë vetëm në dhomën e tij?
Maska për flokë të thatë dhe të dëmtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë