Është shumë vështirë ta dimë këtë me saktësi. Cikli menstrual ndoshta veç sa ka filluar të çrregullohet dhe vetëm disa simptoma janë paraqitur. Edhe veç këto rregullime mund të jenë shenjë e fillimit të menopauzës.
Lista e simptomave të menopauzës është shumë e gjatë. Mund të paraqiten vetëm disa prej tyre, apo mund të paraqiten që të gjitha.
Disa nga shenjat janë: periudha e nxehtësisë dhe djersitjes gjatë natës, thatësia e vagjinës, lodhja, depresioni, pagjumësia, të frikësuarit, ndjenja e pasigurisë, ulja e vetëbesimit, humbja e dëshirës për jetën seksuale, cikli jo i rregullt, gjakderdhja shumë e madhe, infeksionet urinare, shtimi në peshë, dhimbjet e nyjeve, harresa dhe ndjenja e të qenit joatraktive.
Ndryshimi i disponimit në menopauzë është shumë i shpeshtë.
Nxehtësia e shpeshtë trupore është simptoma më e shpeshtë e menopauzës. Kjo paraqitet me skuqje te fytyrës dhe pjesës së sipërme të trupit dhe zgjatë disa minuta, dhe po ashtu përcillet edhe me djersitje. Këto simptome mund të fillojnë edhe para ndaljes së plotë të ciklit menstrual, transmeton Telegrafi.
Vagjinës i duhet estrogjeni që të jetë fleksible, e lagur dhe e pranueshme për marrëdhënie seksuale. Me zvogëlimin e estrogjenit vagjina mbetet e thatë dhe marrëdhënia seksuale mund të bëhet jo e përshtatshme dhe me dhimbje. Gruas në menopauzë i nevojitet lubrifikanti ose kremi që t’i ndihmojë në thatësi të vagjinës. Kjo në veçanti te ato femra të cilat pauzojnë për arsye të ndryshme në marrëdhënie seksuale.
Qelizat e uretrës (një kanal nëpër të cilin urina zbrazet nga mëshikëza e urinës jashtë) gjithashtu janë të varura nga estrogjeni; ato e humbin elasticitetin gjatë menopauzës. Prandaj gratë në menopauzë kanë probleme me mospërmbajtje dhe ndjejnë që kanë nevojë për urinim më të shpeshtë.
Osteoporoza është një sëmundje e eshtrave e cila fillon me moshë, por të gratë në menopauzë është më e shpeshtë për arsye të zvogëlimit të nivelit të estrogjenit. Paraqitet më shpesh të femrat të cilat janë më të dobëta në peshë, ato që e konsumojnë duhanin dhe te ato të cilat nuk merren me aktivitet fizik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë
Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut
Mbyllini poret në mënyrë natyrale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak