Nëse do të kërkonim një fjalë të përshtatshme për të etiketuar performancat e saj, idealja do të ishte: “rrëqethëse”. I ka kënduar dashurisë plot ndjenjë, ka shpërfaqur një vokal të jashtëzakonshëm dhe pjekuri artistike.
Dikur një vajzë e vogël, që zbulonte pasionin për këngën në spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”, sot një zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, që nuk ka lënë aspak në plan të dytë dashurinë e madhe për muzikën.
Shkodrania simpatike Rosela Gjylbegu së fundmi ka publikuar klipin e titulluar “Pafundësi”. Ajo ka realizuar një klip plot ngjyra, sipas kërkesave të kësaj stine. Por cilët janë bashkëpunëtorët që e sollën vajzën në një tjetër version, larg baladave të përhershme? Si e ka pritur publiku këngën sipas optikës së vetë protagonistes? Cilat janë planet e së ardhmes në aspektin artistik? Po atë politik?
Në këtë intervistë tejet të sinqertë ajo tregon për punën në Kuvend, miqësitë me kolegët titullarë, verën e vështirë të këtij viti dhe… mbërrin deri në pafundësi!
“Pafundësi” është titulli i klipit më të ri që publiku shqiptar po shijon këto ditë të nxehta. Na zbulo diçka më tepër rreth tij.
Kënga ime më e fundit është një produksion i “Threedots”, kompozuar nga Kledi Bahiti dhe tekst nga Zhaku. Fabula flet për dashurinë, kësaj radhe të shpre¬hur ndryshe dhe thjeshtë. Ky bashkëpunim lindi nga dëshira ime për të punuar me Kledin, pasi kisha vite që dëgjoja punët e tij të suksesshme. Më pëlqente shumë fakti që melodisë i jep ndjeshmëri, nga ana tjetër Zhaku i jep peshë fjalës, e’ cila për mua ka rëndësi të veçantë. Kështu lindi “Pafundësi”!
“Deri në pafundësi…” ke bërë ndonjëherë deklaratë të fortë? Nëse po, kujt ia ke dedikuar?
Për këtë duhet ta pyesni tekstshkruesin, Zhakun! Ia kaloj asaj stafetën.
Në cilën fushë do të doje të dominojë pafundësia?
Mbi të gjitha në anën humane, njerëzore, shpirtërore.
Po rruga e zemrës a ka fund?
Në varësi të disa faktorëve…
“Jo, këtë nuk e merituam, jo…”Çfarë të kujton kjo frazë? Kur fundi është i pamerituar?
Më kujton këngën time në bashkëpunim me Sinan Vllasa1iun, nën titullin “Formula e lumturisë”. Fund i pamerituar? Ka ardhur me patjetër për një arsye.
Ke rezultuar gjithnjë tejet e suksesshme me bala¬dat e tua. Pse ky ndryshim këtë radhë?
Unë nuk mendoj se është një ndryshim tejet i madh. Kam vite që këndoj dhe vërtet kam dalë me balada përgjithësisht, por tek “Ethet” jam përgatitur në zhanre të ndryshme muzikore, ndaj nuk ishte aspak e vështirë. Meqë jemi në stinën e verës, njeriu ka nevojë për ritme, energji pozitive dhe mendova të sillja diçka të re e të freskët që të përshtatet me shijet koherente të muzikës.
Kënga i ka përmbushur pritshmëritë apo i ka tejkaluar ato?
Ka shumë njerëz që e kanë dëgjuar dhe pëlqyer, ka akoma shumë të tjerë që ndoshta nuk e kanë parë, ndaj t’i japim pak kohë. Pastaj sidoqoftë unë kënaqem lehtë dhe mjaftohem me pak, por gjithmonë një këngë e mirëpritur nga publiku më bën të jem më aktive, më e vëmendshme për të punuar fort për produksionin e radhës.
Identifikohesh si një këngëtare tepër e korni¬zuar, brenda stilit tënd të rregullt. Çfarë të kushtë¬zon?
Mua nuk më kushtëzon asgjë. Kështu kam qenë gjith¬monë, është pjesë e natyrës dhe karakterit tim.
Kush kujdeset për pamjen tënde?
Zakonisht vetë merrem me këtë pjesë, jam e dhënë pas detajeve dhe kujdesem për to deri në fund.
Si po shkon puna në Kuvend?
Shumë mirë, është një eksperiencë absolutisht e vlef¬shme.
Ambiciet për të ardh¬men lidhur me imazhin e një zyrtareje?
Të paktën momentalisht (se jetës asnjëherë nuk i dihet) nuk e shoh veten tek politika. Ndoshta është shpejt, jam tepër e re.
Na trego disa prej em¬rave të njohur të politikës shqiptare me të cilët ruan raporte të afërta…
Nuk besoj së është e nevojshme të përmend emra. Thjesht më bëhet qejfi tek marr urime dhe vlerësime nga personalitete të larta, është kënaqësi e veçantë.
Po të artistëve?
Kam shumë miq e dashamirës kolegë, e respektojmë punën e njëri-tjetrit.
Ke një theks tipik shkodran: je përpjekur ndon¬jëherë ta ndryshosh? Çfarë elementi të personalitetit tënd shpërfaq ai?
Nuk jam përpjekur ta ndryshoj asnjëherë, sepse diale¬kti shkodran është kaq i ëmbël. Megjithatë, të paktën nëpër emisione televizive apo dalje publike, përpiqem të flas në gjuhë letrare për çështje etike dhe për të respektuar publikun.
Si përfundim, e gjete formulën e lumturisë?
Jam ende në kërkim…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë