Shkencëtarja Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj për çmimin “Personalitet nderi me medalje të artë” në Graz: Shkencën dhe mjekësinë i ndjej në shpirt

Duke u bazuar në rezultatet e saja të jashtëzakonshme në shkencë, në rrugën e saj profesionale aspak të lehtë dhe shumë sfiduese, Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj së fundmi është nderuar me çmimin “Personalitet nderi me medalje të artë”, nga kantoni Styria me kryeqytet Graz
Edhe pse ajo ka një numër të madh çmimesh dhe dekoratash të fituara, ky çmim, megjithatë për të, ka rëndësi të veçantë, sepse sfidat e mjekëve të rinj, botimet shkencore dhe angazhimet komunitare shqiptare në Graz të Austrisë janë më se të rëndësishme për karrierën e secilit që synon majat e suksesit.
Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, është udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare, Prodekane për Studimet e doktoratës në seksionin e Stomatologjisë si dhe koordinatore për CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies) në një intervistë për Telegrafin, flet për rëndësinë e vlerësimit nga autoritetet e qytetit të Grazit të Austrisë, për të arriturat shkencore si “Personalitet nderi me medalje të artë”, dhe për çmimet dhe dekoratat tjera.
Ndonëse është nënë e tre fëmijëve, me angazhime të shumta, Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, nuk i ndahet shkencës e as cilësisë në punën që ajo bën çdo ditë. Ajo është gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që më 2011 hyn në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who’s Who in the World”, libër ky që boton biografitë e personave të cilët shquhen për të arriturat e tyre dhe karrierën e jashtëzakonshme. Është një femër ambicioze, e cila suksesin e vet e bazon në punë dhe përkushtim duke u bërë model edhe për shumë femra të tjera, të cilat dëshirojnë të bëhen të suksesshme në botën akademike dhe në jetën e tyre.
Dr. Kqiku-Biblekaj ka fituar çmimin “Udhëheqja përmes Shembullit” nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në Kongresin e Dytë Klinikë, të mbajtur në Prishtinë në muajin shtator. Ky çmim për të mban një vlerë tejet të madhe dhe është çmimi jo vetëm më i rëndësishëm, dhe i veçantë, por më domethënësi në karrierën e saj shkencore.
Telegrafi: Për punën dhe veprimtarin tuaj jeni nderuar nga kantoni Styria me kryeqytet Graz me një çmim të jashtëzakonshëm “Personalitet nderi me medalje të artë” për arritje të mëdha profesionale. Çka do të thotë ky çmim për ju?
Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj: Prej shumë çmimeve që kam fituar në arenën ndërkombëtare, ky çmim është çmimi jo vetëm i rëndësishëm, dhe i veçantë, por më domethënës në karrierën time jetësore. Dhe më e rëndësishmja, është se çmimi që më është dhënë nga një vend ku nuk kam lindur dhe ku ndarjet e çmimeve janë shumë të rralla dhe të veçanta, nga personalitete me kredibilitet të lartë.
Telegrafi: Përveç këtij çmimi shumë të veçantë, ju keni qenë edhe shqiptarja e parë që keni hyrë në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who’s Who in the World”! Sa është e vështirë për një grua shqiptare të prekë majat e shkencës në një vend si Austria?
Dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj: Nuk është aspak e lehtë. Austria është ndër vendet evropiane që njihet për rregulla të ashpra dhe korrektësi maksimale! Edhe këtë arritje, e kam fituar në saje të punës, angazhimit tim të madh që e kam bërë ndër vite si eksperte dhe si studiuese në fushën e Stomatologjisë dhe jo vetëm. Është një revistë prestigjioze që nderon dhe respekton personalitete kudo në botë, dhe isha me fat që edhe unë u bëra pjesë e njërës ndër të përzgjedhurat. Janë meritat ato që më kanë renditur në këtë revistë prestigjioze, dhe sigurisht që nuk jam imponuar aspak, por përzgjedhja është bërë në bazë të kritereve të tyre.
Telegrafi: Mund të na tregoni me pak fjalë, kush është dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj?
Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj: Jam lindur në Gjilan. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kam përfunduar në Kosovë, ku edhe i vazhdova studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë, në Universitetin e Prishtinës. Jam nënë e tre fëmijëve, ligjëruese e lartë për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike, udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare në Klinikën Dentare të Universitetit të Grazit, Prodekane për Studimet e doktoratës ne seksionin e Stomatologjisë si dhe koordinatore për CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies).
Telegrafi: Cili është çelësi i suksesit të jetës suaj?
Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj: Puna e përkushtuar, sinqeriteti dhe angazhimi me tërë qenien për të arritur synimin ku edhe jam tani, është çelësi i çdo suksesi që kam arritur deri më tani. Pozitat në perëndim nuk janë privilegje, përkundrazi janë përgjegjësi profesionale dhe unë këtë e kam përballuar duke reflektuar zotësi dhe dije në të gjithë fushat profesionale. Shkenca dhe mjekësia janë dy elemente që unë i përjetojë, i dua, i ndjejë në shpirt. Jetojë për sot për të qenë e sigurt nesër. Kjo është edhe motoja ime. Jam studiuese e “ashpër” dhe delikate sepse në perëndim dhe kudo ku ka vlera e cilësi është problematike marrja me këto dy veprimtari. E dua bardhësinë, pastërtinë, higjienën orale dhe mbi të gjitha pjesët e njeriut që janë ekspozuese. Stomatologu i mirë është prind i dashur, pedagog i sinqertë dhe njeri që duhet nderuar e respektuar sepse një stomatolog i mirë mund ta shpëtojë një shoqëri ose familje duke investuar në shëndetin oral.
Telegrafi: Cili është bashkëpunimi mes Universitetit të Grazit dhe Prishtinës, dhe cili është bashkëpunimi dhe kontributi juaj me komunitetin shqiptarë në Austri dhe më gjerë?
Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj: Kemi bashkëpunim të mrekullueshëm mes të dy universitetet si në shkëmbim të stafit mjekësor, studentëve por edhe në kërkime shkencore dhe konferenca ndërkombëtare. Numri i konsideruar i studentëve nga Prishtina që studiojnë në Graz e vërteton më së miri këtë bashkëpunim.
Edhe pse unë nuk kam shumë kohë të lirë për të qenë pjesë e te gjitha aktiviteteve që i dedikohen komunitetit shqiptar në Austri, megjithatë jam pjesë aktive dhe i përkrah në të gjitha punët e mira që bëhen për ata. Kontributi im zakonisht është në ngritjen profesionale, akademike dhe shkencore. Për mua si shkencëtare këto janë me prioritet të veçantë. Kam shumë botime qoftë të konferencave, simpoziumeve e intervista e detaje tjera në mediumet më prestigjioz dhe në platformat më të avancuara online këtu në Austri e botë.
Mërgata shqiptare në Amerikë është thesar yni i pazëvendësueshëm. Ata janë, ishin dhe do të jenë përherë busulla dhe agjenda ku bëhen projektet dhe ndihmohet fati i shqiptarëve kudo në botë. E dua mërgatën shqiptare në Amerikë dhe i uroj vetëm suksese e punë të palodhshme në dobi të atdheut.
Telegrafi: A mund të ndani një këshillë e cila ju ka motivuar për të vazhduar përpara me suksese dhe si e vlerësoni gjendjen aktuale në fushën e shëndetësisë në Kosovë?
Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj: Të kemi vetëbesim, të këshillohemi nga njerëzit e suksesshëm dhe të ndërgjegjshëm, të mësojmë nga përvoja dhe karriera e tyre. Mbahuni fort për rrënjët tuaja kombëtare të fuqishme, të cilat ju bëjnë më shumë me vetëbesimi dhe dashuri ndaj vendit tuaj, sepse vetëm kështu trupi ka vlerë. Përderisa, mesazhi im për gjendjen aktuale në fushën e shëndetësisë në Kosovë, është që qeveria të intervenojë urgjentisht në këtë sektor shumë të rëndësishëm, e që në pyetje është shëndeti i qytetarëve të vendit tonë. Deri më tani nuk është parë ndonjë mbështetje ose investim për sektorin e shëndetësisë.
Kam pasur rastin të jem edhe në Ministrinë e Shëndetësisë si këshilltare e jashtme dhe kam para diferenca të shumta, ndërsa përkundër përkushtimit tejet të madh të ministrit Prof. Dr. Rifat Latifi gjërat nuk ecnin sepse nuk qëndronte pas nesh qeveria në mbështetje. Intelektualët nuk ndalen me llafe e as me fjalime, ata duan investime në dijen e tyre që e arrijnë me shumë sakrifica. Megjithatë, shpresoj se projektet dhe punën e pa imagjinueshme që ka bërë Prof. Dr. Latifi, ta vazhdojnë të tjerët, pasi që të gjitha kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit të shëndetësisë dhe kushte e shërbime sa më të mira për qytetarët!
Telegrafi: Cilat janë projektet që keni planifikuar për këtë vit?
Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj: Ka një mori plane për këtë vit, por si zakonisht janë hulumtimet shkencore ato, pastaj pjesëmarrja në konferenca, simpoziume dhe kongrese me renome botërore, ku në epiqendër janë punimet shkencore me metodat më të avancuara të kohës. Plan tjetër për mua jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitet në vazhdim janë bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, ku unë do të punojë në vazhdimësi me këta partnerë, ku jemi duke diskutuar për shumë projekte të rëndësishme, të cilat do t’i bëjmë publike me kohë!
E theksoj se, unë jam produkt i Universitetit të Prishtinës, përkatësisht kam përfunduar fakultetin e Stomatologjisë dhe, mburrem me këtë gjë. Do të doja shumë që Kosovën, vendin tim ta shoh të zhvilluar shkencërisht siç janë vendet në zhvillim. Arsimi në Kosovë lë për të dëshiruar, por shpresoj se shumë shpejtë do të bëhen reforma të mëdha në të mirë të zhvillimit të shkencës. /Telegrafi/Lumturije BEKAJ
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Vuçiq ‘rrëfehet’ në CNN, irritohet nga Christiane Amanpour dhe tregon ‘ofertën’ që i bëri Kurtit në takimin e fundit në Bruksel

“Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiq” – ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon me intervistën e Vuçiqit në CNN

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

Çka bëjnë Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut?

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal