Vdekja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, ka prekur thellë familjarët, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në mesin e atyre që kanë shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta është edhe kolegu i tij, Arlind Limaj, i cili përmes një postimi ka ndarë një mesazh prekës.


“Nuk humba vetëm një koleg, unë sot humba një vëlla timin që ndanim 8 orë së bashku, bisedonim për të kaluarën e bënim plane për të ardhmen”, ka shkruar Limaj.

Ai e ka kujtuar Kryeziun për dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës.

“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte dhe i shërbeve me krenari deri në frymën tënde të fundit!”, ka shkruar ai.

Mesazhin e tij, Limaj e ka përmbyllur me fjalët: “Lamtumirë vëlla, Altin Kryeziu!”. /Telegrafi/