LAJMI I FUNDIT:

8 vjet Spitali Amerikan – Rrugëtimi i të parit institucion privat në trevat shqiptare!

8 vjet Spitali Amerikan – Rrugëtimi i të parit institucion privat në trevat shqiptare!

Emri i Spitalit Amerikan thuhet fort dhe për pacientët shqiptarë ka zënë vend nëv mendjet e tyre, jo vetëm si një strukturë spitalore me një shërbim të pritur prej vitesh dhe tepër të vlerësuar nga pacientët, por edhe si vendi ku janë realizuar sfidat e mjekësisë moderne.

Transplanti i veshkave, transplanti i mëlcisë , Qendra e Kardiologjisë që trajton infarktet akute të miokardit 24 orë 7 ditë të javës, kirurgjitë e zemrës të pa aplikuara më parë në Shqipëri, qendra e parë private e hemodializës në vend, trajtimet me lazer në oftalmologji, kirurgjia plastike dhe rikonstruktive, implanti i parë koklear, radiologjia e avancuar në nivelin më të lartë teknologjik si dhe kirurgjia konservative, kanë qenë vetëm disa nga risitë e Spitalit Amerikan.

SPITALI AMERIKAN, GJITHNJË INOVATOR


Qendra Kardiologjike 24 orë – çdo ditë
Qendra e Zemrës e Spitalit Amerikan, tashmë jo vetëm një qendër reference për të gjithë vendin dhe rajonin, ka qenë e para qendër me shërbim 24 orë/çdo ditë të javës, për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me infarkt akut të miokardit. Falë ekipit të talentuar të kardiologëve të Spitalit Amerikan arrihet të mundësohet ndërhyrja urgjente në zemrën e një pacienti që është duke pësuar një infarkt akut. Transporti me ambulancë dhe helikopter u ka mundësuar deri më sot shumë pacientëve koronarografi, stentim ose ndërhyrje kirurgjikale në momentin që kriza e zemrës ndodh.

Urgjencë aktive 24 orë
Spitali Amerikan është e vetmja strukturë private që ofron kujdes shëndetësor 24 orë në Shqipëri. Me ambulancat e saj tokësore dhe ambulancën helikopter Spitali Amerikan është në gjendje të transportojë pacientë nga e gjithë Shqipëria në kohë rekord duke mundësuar kryesisht ndërhyrjet kirurgjikale urgjente në zemër dhe aortë dhe duke u asistuar edhe rasteve të rënda traumatike me kirurgji ortopedike e neurokirurgji.

Laboratori Qendror
Laboratori i Spitalit Amerikan, një qendër unike në llojin e tij, kryen një gamë të gjerë ekzaminimesh, më shumë se 760 teste laboratorike biokimike, mikrobiologjike, imunologjike, histopatologjike etj. Laboratori i çertifikuar së fundmi me standardin më të lartë për laboratorët ISO 15189, është i monitoruar 24 orë nga sisteme ndërkombëtare, dhe ka çdo pajisje të dublikuar në mënyrë që të shmangë ndalimin dhe të jetë në gjendje të ofrojë 24 orë shërbim.

Transplanti i veshkës dhe hemodializa
Spitali Amerikan ishte i pari spital që kreu transplantin e veshkave në Shqipëri. Ekipi mjekësor i transplantit, i përbërë nga kirurgë të përgjithshëm, urologë dhe nefrologë ka kryer me sukses transplantimin e 27 çifteve dhurues-marrës. Spitali Amerikan ka gjithashtu investuar fuqishëm për ngritjen e të parës qendër dialize private të vendit, e cila përmban 55 shtretër dhe trajton rreth 150 pacientë në ditë, duke mbuluar 50% të nevojave të pacientëve shqiptarë. Sot Spitali Amerikan numëron tre qendra dialize; në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Implanti Koklear
Bashkëpunimi i frytshëm dhe shumë i suksesshëm i ekipit të mjekëve të Spitalit Amerikan me Universitetin e Vjenës, ka bërë realitet ëndrrën e shumë fëmijëve me mungesë të përhershme të dëgjimit. Kryerja e Implantit Kokleari, mbështetur edhe nga Ministria e Shëndetësisë, është zbatuar me sukses në disa fëmijë të moshave të ndryshme që tani mund të dëgjojnë dhe të integrohen në shoqëri.

DHJETOR 2006 SPITALI AMERIKAN
Hap dyert me premtimin ambicioz dhe përgjegjësinë e madhe: t’u sillte pacientëve shqiptarë atë çka ata meritonin, atë çka shpesh kërkonin jashtë kufijve të Shqipërisë, atë që mjekësia shqiptare, me gjithë talentin e përkushtimin e mjekëve, në mungesë të kushteve dhe teknologjisë nuk ua kishte ofruar: diagnostikimin dhe trajtimin me standardet më të larta të mjekësisë moderne.

PRILL 2012 SPITALI AMERIKAN, PRISHTINË
Duke dashur që t’ju lehtësojmë përpjekjet qindra pacientëve kosovarë që na kanë vizituar në spitalet tona në Shqipëri, në Prill 2012, Spitali Amerikan hapi dyert edhe në Kosovë . Tani, pas afro dy vitesh, Spitali Amerikan në Prishtinë është në gatishmëri të ofrimit të kujdesit shëndetësor për pacientët kosovarë shtatë ditë në javë dhe 24 orë në ditë duke ofruar një gamë te gjërë shërbimesh shëndetësore në 22 departamente kryesisht në fushat e Kirurgjisë, Ortopedisë, Obstetrikë – Gjinekologjisë, IVF, Pediatrisë me Neonatologji, Urologjisë, ORL, Kirurgjisë Plastike, Mjekësi Interne dhe Kardiologji, Neurologji, Anestezi Reanimacion, Gastroenterologji, Onkologji dhe Urgjencë 24h. Ajo që synojmë është që brenda hapësirave tona pacientët të gjejnë një zgjidhje komplete profesionale shëndetësore .

I shtrirë në 3500 m² hapësirë, me 25 shtretër, 3 salla operacioni, si dhe i pajisur me teknologjinë më moderne mjekësore në mbështetje të profesionalizmit të stafit, Spitali Amerikan në Prishtinë ka punësuar 150 punonjës, në mesin e tyre specialist të huaj, profesor si dhe specialist eminent Kosovar, të cilët i kanë shërbyer 25,000 ( njëzet e pesë mijë ).

Departamenti i kirurgjisë dhe endoskopisë me ekipin e ekspertëve multinacional ka performuar ndërhyrje të komplikuara të hapura kirurgjike dhe laparoskopike si dhe metodat endokirurgjikale shumica nga të cilat nuk janë kryer më parë në Kosovë. Shumë pacientë të cilët më parë kanë kërkuar zgjidhje për problemet e tyre kirurgjikale ose onkologjike jashtë Kosovës kanë ndier veten të sigurtë nën kujdesin e ekipeve tona.

Ekipi profesional multinacional i Ortopedi-Traumatologjisë, ka pritur dhe trajtuar me sukses trauma ortopedike nga me të rëndat, si dhe ka kryer intervenime ortopedike komplekse duke përdorur implante të cilësisë së lartë të cilat mundësojnë një garanci për pacientin për një zgjidhje afatgjate dhe kualitative të problemit.

Vlejnë për tu përmendur edhe metodat e avancuara urologjike dhe endo-urologjike të cilat i janë ofruar pacientit kosovar nga spitali ynë. Për herë të parë në Kosovë, mbështetur edhe nga teknologjia e avancuar që disponon Spitali Amerikan por edhe falë profesionalizmit të mjekëve, në Nëntor 2013 është kryer Nefrolitotomia Perkutane , heqja e gurrëve në veshka pa kirurgji të hapur. Operacionet urologjike tek fëmijët janë një tjetër risi që kjo qendër ka ofruar për pacientët kosovarë.

Departamenti i Obstetrikë-Gjinekologjisë dhe Qendra e Shëndetit Riprodhues dhe Fertilizimit InVitro me laboratorin unik të Andro–Embriologjisë ofron shërbime nga një ekip i suksesshëm i specializuar dhe me mjete të teknologjisë më të fundit. Ky ekip, i përkrahur nga departamenti i Pediatrisë dhe Neonatologjisë ofrojnë një trajtim specifik për nënën dhe fëmijën.

Shërbimi i shkëlqyer i Anestezisë & Reanimacionit ka përcjellur me sukses punën e ekipeve profesionale me metodat më të avansuara të anestezisë, reanimacionit dhe menaxhimit të dhembjes.

Laboratori qëndror me gamën më të gjerë të testeve laboratorike sot në Shqipëri dhe Kosovë, është një nga faktorët kryesore të suksesit të këtij spitali. Me më shumë se 760 teste laboratorike biokimike, mikrobiologjike, imunologjike, histopatologjike etj laboratori i Spitalit Amerikan është i pari dhe i vetmi i çertifikuar me standardin më të lartë në këtë fushë: ISO 15189.

Në punën jo vetëm diagnostikuese por edhe kërkimore të mjekëve të Spitalit Amerikan Qendra e Imazherisë së Avancuar ka luajtur një rol të veçantë. Me aparaturat unike dhe me shërbimin 24 orë kjo qendër lehtëson diagnostikimin e saktë në kohën më të shpejtë të mundshme duke u ardhur kështu në ndihmë veçanërisht ekipeve të onkologjisë, kirurgjisë, ortopedisë etj.

Stafi i Spitalit Amerikan është në punë të vazhdueshme në kërkim të perfeksionit në shërbimin që ofrojmë. Janë pikërisht profesionalizmi i padiskutueshëm i stafit dhe teknologjia e standarteve më të larta dy nga armët tona më të forta që bëjnë diferencën e madhe. Vlerësimi i punës sonë nga pacientët është i një rëndësie të veçantë për ne në rrugën tonë drejt perfeksionit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori