LAJMI I FUNDIT:

11,366 raste aktive me coronavirus në Kosovë

11,366 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 507 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.366.


Ndryshe, në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit, ku deri tani janë vaksinuar rreth 21 mijë persona.

Një ditë më parë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë se gjatë javët e ardhshme do të vijnë edhe një numër prej 100 mijë vaksinave antiCOVID në Kosovë.

Gjatë konferencës për medie, Maas theksoi se është i vetëdijshëm që kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj theksoi se do të vazhdojnë t’i dalin në ndihmë Kosovës për të vaksinuar edhe pjesën tjetër të popullsisë.

“Kosova tashmë i ka pranuar 24 mijë nga 100 mijë vaksinat e planifikuara deri në maj nga COVAX. Në javën e ardhshme atyre do tu shtohen edhe 100 mijë vaksina të tjera. Ne e dimë që nuk mjafton, por ne llogarisim që vaksinat në javët e ardhshme do të shtohen nga kompanitë farmaceutike dhe kjo nuk do të jetë fjala e fundit. Ne do të ju mbështesim që të vaksinoni qytetarët dhe ta kaloni situatën me pandeminë në mënyrë të suksesshme”, tha Maas në konferencë për medie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori