LAJMI I FUNDIT:

1.334 pozita-tituj në Аdministratën publike të Maqedonisë

1.334 pozita-tituj në Аdministratën publike të Maqedonisë

Gjithsej 1.334 pozita në administratën publike janë paraparë për titujt referent dhe bashkëpunëtor, vende pune në të cilat janë të punësuar edhe nga disa persona. Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë thonë se Katalogu i Vendeve të Punës në sektorin publik, njësoj si edhe Regjistri i të Punësuarve, janë vetëm një pjesë e mjeteve që qeveria e mëparshme i ka shfrytëzuar për manipulim me qytetarët, lidhur me numrin e të punësuarve, me nevojën e të gjitha institucioneve që ekzistojnë, si dhe me vendet e punës.

Në Katalogun e Vendeve të Punës në sektorin publik i cili gjendet në ueb-faqen e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, janë shënuar të gjitha vendet e punës në administratën shtetërore, nivelin e nevojshëm të arsimit për ndonjë pozitë të caktuar, sa vjet përvojë pune duhet të ketë kandidati, si dhe niveli i njohjes së gjuhës angleze.


Emrat e vendeve pune janë aq shumë inventive sa që në një ndërmarrje, për shembull, ka dy lloje të pozitave të punës për vozitës – vozitës i TAM dhe vozitës i FAP.

Si referent, referent më i ri, referent i pavarur dhe referent i lartë, në sektorin publik ka 621 pozita. Në ato pozita në institucione dhe ndërmarrje të ndryshme punojnë nga disa persona, që do të thotë se numri i referentëve administrativë është shumë i lartë.

Në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike (AEK) ka 33 pozita për vendin e punës referent. AEK ka referent të pavarur për menaxhimin me numrat, referent të lartë – likuidator, referent të lartë – arkëtar, referent të lartë për evidentim personal, referent të lartë – arkivues dhe referent më të ri, etj.

Në institucionet arsimore ka referent të pavarur – daktilograf, referent të pavarur – bibliotekist, referent të pavarur për ushqim si dhe referent të pavarur për akomodim.

“Ky problem do të tejkalohet me kryerjen e një analize funksionale të administratës publike, që në fazën e parë ka të bëjë me analizë të detajuar të institucioneve, ndërsa në mënyrë indirekte do të reflektohet edhe në sistematizimin e vendeve të punës në Katalogun e vendeve të punës në sektorin publik”, informojnë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori