LAJMI I FUNDIT:

​Propaganda xhihadiste vazhdon t’i shfrytëzojë rrjetet sociale

​Propaganda xhihadiste vazhdon t’i shfrytëzojë rrjetet sociale

Grupet ekstremiste ende vazhdojnë të zhvillojnë propagandën e tyre në internet, pavarësisht përpjekjeve të “Facebook”, “Twitter” dhe “YouTube” për të fshirë këto përmbajtje nga platformat e tyre, deklaroi sot një komision senatorësh amerikanë.

Nga ana tjetër, theksojnë senatorët e Komisionit të Tregtisë gjatë një dëgjese, “grupi Shteti Islamik, Al Kaeda dhe lëvizje të tjera ekstremiste kanë përshtatur metodat e tyre duke përdorur robotë që të anashkalojnë inteligjencën artificiale dhe algoritmet mbi të cilat mbështeten shumë gjigantë amerikanë të rrjeteve sociale”.


Madje ata janë kthyer drejt platformave më të vogla ose aplikacioneve të mesazheve të kriptuara si “Telegram”, “Reddit” apo “WhatsApp”, ndonëse këto nuk ofrojnë asnjë qasje për publikun e gjerë.

“Tre kompanitë janë të ftuar që të shprehen mbi strategjinë e tyre, kryesisht mbi çështjen e anonimatit që, ndonëse i shërben opozitarëve të dënojnë regjimet represive, i shërben gjithashtu xhihadistëve për të zhvilluar lirshëm propagandën e tyre”, u shprehën senatorët.

“Këto platforma kanë krijuar një mënyrë të re dhe jashtëzakonisht efikase për aktorët keqbërës që të sulmojnë dhe të dëmtojnë”, kritikoi senatori Ben Nelson duke shtuar se përpjekjet e bëra nga tre sipërmarrjet janë të pamjaftueshme.

Megjithatë, “YouTube”, ka theksuar një prej drejtueseve, Juniper Downs, “fshin automatikisht 98 për qind të videove që promovojnë dhunën falë algoritmeve”.

Monika Bickert, një përgjegjësve e “Facebook” mbi kundërterrorizmin, ka garantuar se “në rrjetin më të madh social në botë, 99 për qind e përmbajtjeve të ISIS-it dhe Al Kaedës detektohen dhe fshihen para se sa të sinjalizohen dhe në disa raste, para se të shfaqen drejtpërdrejtë në faqe”.

“Kjo është një lojë mes maces dhe miut dhe ne jemi vazhdimisht duke u përshtatur”, ka pranuar nga ana e tij Carlos Monje, një drejtor i “Twitter”.

Për Clint Watts, studiues për përdorimin e internetit nga grupet terroriste në institutin “Foreign Policy”, “rrjetet sociale vazhdojnë të munden kryesisht sepse bazohen shumë në detektimin teknik”.

“Inteligjenca artificiale dhe mësimi automatik do të ndihmojnë shumë në eleminimin e aktivitetit keqbërës, por në një të ardhme të afërt, do të dështojnë në detektimin e mesazheve të një natyre të re”, vlerëson Watts. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori