Banorët e katër lagjeve në rajonin e Batllavës, Bajraktarët, Ashkalinjtë, Zymerovit dhe Boshnjakët, tashmë kanë zgjidhur problemin e tyre energjetik, duke bërë një zgjidhje afatgjate për 50 vjetët e ardhshme.
Ata kanë përmirësim të dukshëm të shërbimeve dhe kanë hequr përgjithmonë prej përdorimit përforcuesit për pajisjet e tyre elektrike, sepse tani tensioni ka mbërritur nivelin stabil prej 220 volt.
Kjo është arritur pasi KEDS ka investuar fuqishëm duke vendosur edhe tri trafo të reja, që së bashku me tri trafot ekzistuese, mbulojnë plotësisht nevojat e banorëve të kësaj ane.
Për realizimin e punimeve në këtë projekt është bërë implementimi edhe i 246 shtyllave të tensionit të ulët dhe 92 shtylla të tensionit të mesëm, dhe gjithsej 12011m rrjet të tensionit të ulët dhe 3 transformatorë të rinj, njëri me fuqi 250kVA, ndërsa 2 të tjerë me fuqi 160kVA, si dhe janë 3 transformatorë ekzistues.
Tepër të kënaqur me këto investime shprehen banorët e kësaj ane, të cilët thonë se në këto anë në rrjetin elektrik nuk është investuar që nga vitet e 70-ta.
“Na kanë shpëtu, na kanë zgjidhur problemin përgjithmonë, nuk dimë si me falënderu KEDS-in për këto investime”, shprehet pronari i kompanisë Batllava Turist, Shaban Aliu.
Numri i konsumatorëve të cilët kanë përfituar nga realizimi i këtij projekti janë gjithsej 254 familje.
KEDS po vazhdon projektin e investime nëpër të gjithë territorin e Kosovës në kuadër të Planit Zhvillimor, duke pasur prioritet lokacionet me rënie të tensionit.
Investimet e KEDS-it kanë nisur qysh në vitin 2013 dhe deri më tani kanë përfituar shërbime kualitative mijëra konsumatorë anekënd vendit. Deri në fund të vitit 2016 investimet e përgjithshme tejkalojnë shumën prej 80 milionë eurosh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën