LAJMI I FUNDIT:

Vetura doli nga rruga shkaku i kamionit që bëri tejkalim të palejuar (Video)

Vetura doli nga rruga shkaku i kamionit që bëri tejkalim të palejuar (Video)

Në Nottingham të Anglisë, një kamion me targa të Lituanisë ka bërë tejkalim të palejuar, duke nxjerrë një veturë nga rruga.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon momentin kur makina e transportit të rëndë, ka dalë në shiritin tjetër teksa ishte në shpejtësi të lartë, transmeton Telegrafi.


Megjithëse është shmangur përplasja, kamioni ka mundur të rrotullohet dhe të shkaktonte lëndime dhe dëme të mëdha.

Në bazë të pamjeve nga kamera e sigurisë, po bëhen hulumtime nëse shoferi ka mundur të kryente tejkalimin, apo ishte një veprim i pa menduar mirë. /Telegrafi/