LAJMI I FUNDIT:

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Tesla ka prezantuar zyrtarisht modelin e përmirësuar Model 3 Performance, i cili përdor aftësitë më të fundit të prodhimit dhe inxhinierisë.

Kompania pretendon se rezultati është “vetura e përsosur e përditshme me performancë të lartë”, transmeton Telegrafi.


Model 3 Performance u bë me njësi të re të energjisë që siguron një përmirësim prej 22 për qind në fuqinë e vazhdueshme, si dhe një rritje prej 32 për qind në fuqinë maksimale.

Falë këtyre ndryshimeve, sistemi me katër rrota, i përbërë nga dy motorë elektrikë, jep 517 kuaj-fuqi, i cili lejon veturën të përshpejtojë nga 0 në 100 kilometra në orë për 2.9 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 262 km/h. Mund të përshkojë 476 kilometra me një mbushje të vetëm të baterisë.

Përveç fuqisë së përmirësuar motorike, Tesla gjithashtu tregon për një “shasi më të aftë të orientuar drejt performancës”, por jo shumë detaje janë zbuluar.

Dihet se vetura është e pajisur me komponentë që zvogëlojnë masën dhe në të njëjtën kohë rrisin ngurtësinë, dhe gjithashtu mori “amortizues të rregullueshëm me shufra lidhëse të zbrazëta, një stabilizues të shumëfishtë dhe susta çeliku me forcë ultra të lartë.

Amortizatorët e rregullueshëm rregullohen në kohë reale dhe kanë tre mënyra të ndryshme, Standard, Sport dhe Track.

Mod Track është më i avancuar dhe integron kontrollin e motorit, ftohjen e veturës dhe sistemin e kontrolluesit të dinamikës së automjeteve Tesla në një sistem të unifikuar.

Rezultati është një përvojë më e parashikueshme e drejtimit dhe saktësi e shtuar. Në Tesla, ata rregulluan cilësimet e kontrollit të qëndrueshmërisë për t’i lejuar shoferit më shumë liri për të eksploruar kufijtë e veturës.

Tesla Model 3 Performance tashmë mund të porositet, me dërgesat që fillojnë në maj ose qershor. Çmimi bazë është 52,990 dollarë. /Telegrafi/