LAJMI I FUNDIT:

Vëmendje adhurues të natyrës: Ky është i vetmi trend i syve për të cilin keni nevojë tani

Vëmendje adhurues të natyrës: Ky është i vetmi trend i syve për të cilin keni nevojë tani

Ky trend i veçantë është më për artistët më të avancuar të makijazhit dhe i dedikohet vetëm adhuruesve të natyrës sepse përfshin ngjitjen e luleve të vogla, petaleve dhe gjetheve në fytyrë.


Artistja 19 vjeçe e grimit, Ellie Costello, është përgjegjëse për këtë trend të ri mahnitës, e cila lulet dhe pjesët tjera të luleve i ngjet në sytë tuaj.

Padyshim se kjo pamje nuk është e përshtatshme për përdorim të përditshëm, kryesisht për shkak se nuk mund të brengoseni çdo ditë nëse po bien petalet gjatë kohës që po hani bukë.

Megjithatë, nëse ndonjëherë keni ndonjë aheng të veçantë dhe dëshironi të dukeni e mahnitshme, ekspertët jua rekomandojnë këtë trend të ri. /Telegrafi/