LAJMI I FUNDIT:

Vdiq kryespiuni i kohës sovjetike

Vdiq kryespiuni i kohës sovjetike

Yuri Drozdov, kryespiun i kohës sovjetike, i cili ka mbikëqyrur një rrjet të gjerë të spiunëve të KGB-së që jetonin jashtë territorit sovjetik, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Shërbimi i Inteligjencës së Huaj në Rusi nuk dha detaje për shkakun e vdekjes së tij.


Drozdov ka marrë pjesë në shkëmbimin e agjentit të fshehtë sovjetik, Rudolf Abel, i dënuar në Shtetet e Bashkuara, me pilotin e një avioni spiunues amerikan, Francis Gary Powers, i cili është zënë në Rusi.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1962, ndërsa më 2015, regjisori amerikan, Steven Spielberg, e ka bërë film (“Bridge of Spies”).

Drozdov ka qenë “spiun legjendar” dhe “patriot i vërtetë”, tha presidenti rus, Vladimir Putin. /Rel/