0Shares

Një prej themeluesve të internetit, Robert Taylor është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 85 vjeçare.

Gjersa punonte në Pentagon, në 1960 themeloi Arpanet, një rrjet kompjuterik i cili lidh me njëri tjetrin Qendra Kërkimore Amerikane.

Në Xerox, ai mbikëqyri kompjuterin e parë me ikona desktop dhe një procesor word, i cili përbënte bazat e sotshmit Microsoft Word.

Prej kohësh vuante nga sëmundja e Parkinsonit ndërsa janë të shumtë ata që kanë luajtur rol në formësimin e internetit, të paktë kanë bërë aq kontribute sa Taylor.

Në vitin 1999, ai u dekorua me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit në SHBA.  Ai u tërhoq nga bota e teknologjisë në vitin 1996. /PCWorld Albanian/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)