LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Redmi K60 vjen me Dimensity 8200 të ri

Xiaomi Redmi K60 vjen me Dimensity 8200 të ri

Seria e Redmi K60 veçse është në fazën e verifikimit të dizajnit dhe sot një zbulues informatash bëri publik një detaj të rëndësishëm në lidhje me versionin e thjeshtë në linjën e këtyre telefonave të mençur.

Sipas Digital Chat Station, Xiaomi Redmi K60 do të mundësohet nga një çip i quajtur Dimensity 8200.


Redmi K60 gjithashtu do ta mbajë kamerën 48MP me OIS, ndërkohë GSM Arena raporton se nuk kanë informacion shtesë se cili do të jetë sensori, pasi që sensorët 48MP vijnë në shumë madhësi të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në fakt, kjo është hera e dytë që dalin detaje rreth çipit të ri nga Mediatek, çip ky i cili supozohet që do të ndjekë hapat e Dimensity 8100.

Dje, i njëjti burim pohoi se vivo iOQO Neo7 SE do të funksionojë në çipin që supozohet se vjen me një bërthamë CPU 3.1 GHz Cortex-X2 – që përputhet me çipin kryesor aktual, Dimensity 9000.

Redmi K60 gjithashtu pritet të vijë me një ekran QHD+, një bateri me kapacitet prej 5,500 mAh që mbështet karikim me valë 30W dhe 67W me tela.

Ndërkohë shefi i Redmi pyeti ndjekësit e tij në Weibo nëse do të dëshironin një zgjidhje të llojit Dynamic Island, duke sugjeruar se nën-marka e Xiaomi mund të adoptojë ndërfaqen unike të Apple. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Trotineti gjysmë autonom lëvizë vet që të shkojë për dezinfektim

Trotineti gjysmë autonom lëvizë vet që të shkojë për dezinfektim

Teknologji

"Matrix në jetën reale": Kush mund të përfitojë nga Metaverse, teknologjia e së ardhmes

Teknologji
Kalo në kategori