LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimi i ri për figurë të tendosur dhe të skalitur (FOTO + GIF)

Ushtrimi i ri për figurë të tendosur dhe të skalitur (FOTO + GIF)

Astrid Swan është trajnere nga Los-Anxhelosi, e cila ka aplikuar një ushtrim interesant në sfidën shtatëditore të quajtur “Best Bodies” (“Trupi më i mirë”).

Me këtë ushtrim shpejt do të arrini rezultatet e dëshiruara, por edhe do të argëtoheni, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu njihet edhe si “lateral plan walk” (shëtitje anash me qëndrueshmëri), ajo pos muskujve të barkut, aktivizon edhe ata të duarve, të supeve dhe të shpinës.


Shtrijuni në bark dhe pastaj ngrihuni në duar nga dyshemeja.

Drejtoni duart, në atë mënyrë që shuplakat të qëndrojnë në dysheme në gjerësinë e supeve dhe shtrëngoni muskujt.

Dorën dhe këmbën e djathtë largojeni anash sikur bëni një hap, ndërkaq ana e majtë le ta përcjellë.

Pastaj bëni disa hapa në anën e djathtë, pastaj edhe në anën e majtë.

 /Telegrafi/