0Shares

Problemet e shpinës janë shumë të shpeshta për shkak të qëndrimit të keq dhe mënyrës së jetës, andaj për mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes së kurrizit është e domosdoshme të bëhen ushtrime herë pas here.

Edhe individët më të shëndetshëm mund të hasin dhimbje shpine në jetën e përditshme.

Mënyra më e mirë për parandalimin e këtyre problemeve është qëndrimi i përshtatshëm, por mbi të gjitha forcimi i muskujve të cilët e mirëmbajnë boshtin e kurrizit në pozicion të drejtë. Një qëndrueshmëri e mirëfillt muskulore do të thotë parandalim i problemeve të boshtit të kurrizit.

Fillojeni programin tuaj duke shikuar videot tona për forcimin e muskujve të shpinëspër të dy gjinitë:

Merrni një pozicion ku mbështeteni në të 4 pjesët e trupit paralelisht (shuplakat e duarve dhe gjunjë), boshti i kurrizit duhet të jetë në pozicion të drejtë dhe shikimi poshtë – në mes të shuplakave të duarve. Në të njëjtën kohë ngrisni këmbën e majtë dhe dorën e djathtë deri në pikën kur arrijnë pozicion paralel me dyshemenë. Mos lejoni rrotullimin e ijeve anash-jashtë. Ju mund ta bëni këtë ushtrim në dy forma.

Forma e parë është e paraqitur në video ku mund të bëni disa përsëritje me të njëjtën anë, ndërsa forma e dytë mund të aplikohet duke ndërruar anët e ngarkesës me mbajtje të pozicionit për një kohë më të gjatë (5, 10 apo 15 sekonda).

Ushtrimi ‘swimmer’ i ngarkon muskujt e përparëm dhe anësor të barkut si dhe pjesën e poshtme të muskujve të shpinës.

Siç mund ta shihni edhe në videon e paraqitur më poshtë, varësisht nga niveli i përgatitjes ju mund ta rrisni nivelin e ushtrimeve, përkatësisht formën e lëvizjeve. Shtrihuni në bark dhe tkurrni muskujt e barkut dhe pjesës së poshtme të shpinës për t’i ngritur shpatullat dhe këmbët lart duke bërë lëvizje të vazhdueshme poshtë-lart. Mbani këtë pozicion varësisht nga niveli i përgatitjes dhe qëndrueshmërisë.

Kohëzgjatja e këtij ushtrimi mund të jetë nga 10 deri në 60 sekonda lëzivje të vazhdueshme.

Kujdes! Nëse keni ndonjë problem akut i cili është i manifestuar me dhimbje të mëdha të shpinës konsultohuni me mjekun apo fizioterapeutin tuaj para se ti aplikoni ushtrimet e paraqitura.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)