LAJMI I FUNDIT:

“UNË NUK DUA FËMIJË” – Sfidimi i besimit se doemos duhet të kemi fëmijë

“UNË NUK DUA FËMIJË” – Sfidimi i besimit se doemos duhet të kemi fëmijë

Në kultura që prioritet përpara gjithçkaje kanë vlerat e familjes dhe fëmijët, presioni social për të pasur një fëmijë fillon të krijohet përbrenda vitit të parë të martesës. E i gjithë presioni më shpesh bie mbi gruan që të krijoj një fëmijë, në mënyrë që të jëtë më e pranuar dhe integruar në familjen e burrit.

Presioni sa vjen e shtohet kur çifti numëron vitet e martesës, fillimisht fillon nga të afërmit dhe miqtë dhe krejt ky presion rritet pa e marr vesh nga dita në ditë.


A ka ndonjë lajm të mirë apo ende duhet të presim? Kur keni vendosur të bëheni me familje? Ju dy nuk po bëhet më i ri, çka po pritni! Kur do të ndaleni të mendoni vetëm për karrierën? Nëse ju vazhdoni kështu nuk mendoj ndonjëherë që do të arrini të jeni gjyshër! Sa keq që nuk po mbetesh shtatzënë, unë mbetem shumë lehte shtatzënë. Krejt këto pyetje të një pas njëshme shndërrohen në presion të rënd për ciftin.

Presionit shoqëror për një çift infertil mund të jetë një nga përvojat më të vështira nga gjithë fazat e jetës. Por është e rëndësishme që njerëzit duhet të marrin situatën në kontroll. Madje ka edhe shumë gra jofertile në vendet në zhvillim që konsiderojnë se pa fëmijë, jeta e njerëzve është pa shpresë.

Me idenë që gjithçka përpara fëmijëve është e kot, njerëzit brengosen që për një grua do të jetë vonë që ajo të arrijë të sjellë në kohë fëmijën në familje.

Mospërmbushja e dëshirës së të tjerëve për  të pasur një fëmijë përcjell një gjendje të rënd emocionale  për çiftin. Ngarkesa të rënda psikike që vijnë si reaksion i këtij presioni mund të jenë: zemërimi, depresioni, ankthi, problemet martesore dhe ndjenjat e pavlefshmërisë në mesin e prindërve.

Në përgjithësi, në mesin e çifteve infertile, gratë tregojnë nivele më të larta të shqetësimit se burrat, përshkak të besimit të krijuar se një grua patjeter duhet të bëhet nënë për të qenë e lumtur.

Është i vërtetuar fakti që faktorët psikologjikë luajnë një rol të rëndësishëm në  infertilitet, gjë që tregon se presioni social nuk i ndihmon asgjë atyre, përveç që rëndon me tepër situatën dhe e bënë më të vështire për të menaxhuar këtë problem shkatërrues./ Revista Barazia