LAJMI I FUNDIT:

Udhëtuan 20 mijë kilometra – 7 ditë me tren, 10 orë me aeroplan për skuadrën e zemrës, por nuk panë asnjë gol (Foto)

Udhëtuan 20 mijë kilometra – 7 ditë me tren, 10 orë me aeroplan për skuadrën e zemrës, por nuk panë asnjë gol (Foto)

Shpeshherë dëgjojmë tifogrupe të ndryshme ultrasish të mburren për ndeshjet jashtë fushe që i bëjnë në mbështetje të skuadrave të tyre të zemrës.

Por me siguri që asnjë e deritanishme nuk krahasohet më një histori të pabesueshme që vjen nga Rusia dhe ka ndodhur jo më larg se në fundjavën që lamë pas.


Luch Energija është një skuadër ruse futbolli e qytetit të Vladivostokut, një nga qytetet më lindorë të Rusisë me dalje në oqeanin Paqësor.

Luch Energija në këtë sezon luan në kategorinë e dytë ruse dhe renditet në mesin e tabelës, pa shanse për t’u ngjitur në Premier Ligë dhe me pak mundësi për të rrezikuar rënien në një kategori më poshtë.

Pra shumicën e ndeshjeve i luan pa një objektiv konkret.

Në fundjavën që lamë pas, më saktësisht dje në orën 14:00, kjo skuadër luante në një transfertë shumë të largët, në qytetin e Kaliningradit në skajin perëndimor të Rusisë, ndaj ekipit të Baltikës që renditet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.

Distanca mes dy qyteteve është plot 10,328 kilometra, sa çereku i perimetrit të Tokës, dhe një distancë të tillë ndoshta nuk do ta përshkonin as tifozët e një skuadre që luante një ndeshje të barasvlershme me titullin kampion.

Rruga e përshkruar nga tifozët e Luch Energia

Megjithatë rreth 15 tifozë të Luch Energijas kanë thyer çdo parashikim duke qenë të pranishëm në këtë transfertë në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

Tifozët që udhëtuan

Për fatin e tyre të keq, ndeshja u mbyll në barazim pa gola dhe ata u kthyen në shtëpi pa ndonjë kujtim të veçantë nga kjo ndeshje. Në fund kur bën bilancin, nuk di nëse duhet të qeshësh apo të qash.

Të udhëtosh 20,656 kilometra, ose gjysmën e perimetrit të Tokës, për një barazim 0-0 ndaj vendit të fundit.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori