LAJMI I FUNDIT:

Tridhjetë për qind, pesëdhjetë për qind, apo përfaqësim meritor i gruas në Kuvend?

Tridhjetë për qind, pesëdhjetë për qind, apo përfaqësim meritor i gruas në Kuvend?

Ligji për Barazi Gjinore duhet patjetër që të harmonizohet me ligjin për Zgjedhje në Republikën e Kosovës. Ky është konstatimi që nxjerr Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Krasniqi thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kur i certifikon listat e kandidatëve të subjekteve politike mbështetet në kriterin e përcaktuar me Ligjin për Zgjedhjet e jo në Ligjin për Barazi Gjinore.


“Duke qenë se mungon harmonizim ligjor, KQZ, kur certifikon listat e kandidateve të subjekteve politike mbështetet në kriteret e përcaktuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme i cili parasheh që së paku tridhjetë për qind të jenë kandidatë nga gjinia më pak e përfaqësuar. Mund të ketë parti të cilat kanë lëvizur nga kjo kuotë, por prapë baza e përdorur nga partitë politike për përfaqësim gjinor është 30%, siç parashihet në ligjin për zgjedhjet dhe jo sipas ligjit për barazinë gjinore që kërkon përfaqësim të barabartë gjinor”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Andaj, sipas Jeta Krasniqit, duhet patjetër që këto dy ligje të harmonizohen.

“Duhet patjetër që ligji për barazinë gjinore të harmonizohet dhe të reflektohen edhe në ligjet e tjera, përfshirë ligjin për zgjedhje”, ka thënë tutje Krasniqi.

Por ndryshe mendon analisti Imer Mushkolaj, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky përfaqësim është i imponuar dhe se është kundër kësaj kuote.

Ai tha se në lista duhet të përfshihen aq gra sa e meritojnë të jenë në ato pozicione e jo me kuotë.

“Kryesisht në listat e partive janë përfshirë 30 për qind gra. Por, ky përfaqësim është i imponuar. Unë jam kundër kuotave të përcaktuara dhe besoj se në lista duhet të përfshihen aq gra sa konsiderohet se është meritore dhe në të mirë të subjekteve politike, e jo domosdoshmërisht se një shifër e caktuar kërkohet sipas rregullativës ligjore”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkaq, Agjencia për Barazi Gjinore e Republikës së Kosovës, në kuadër të Zyrës së kryeministrit, ka reaguar përmes një komunikate, ku ua përkujton subjekteve politike, pjesëmarrës në fushatën elektorale për zgjedhje të parakohshme parlamentare të 11-të qershorit 2017, respektimin dhe zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës neni 6-të, pika (8-të) për përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative me përfaqësim 50 për qind për secilën gjini.

Edhe rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të respektojnë Ligjin nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore dhe në listat e kandidatëve të cilat i dorëzohen Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), të ofrojnë mundësi të barabarta për burrat dhe për gratë.

Ndryshe, në ligjin e Republikës së Kosovës për zgjedhjet e përgjithshme neni 27 pika 27.1 thuhet se në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku tridhjetë (30 %) për qind janë meshkuj dhe së paku tridhjetë (30 %) për qind janë femra.

Neni 27, pika 27.1- “Në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku tridhjetë për qind janë meshkuj dhe së paku tridhjetë për qind janë femra; me nga një kandidat të secilës gjini përfshirë së paku njëherë në secilin grup prej tre kandidatëve, e që numërohet nga kandidati i parë në listë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori