Janë tetë minuta që duhet t'i ndani në ditë për t'i aplikuar tri shprehi të mira për shpinën tuaj.
Nëse nuk dëshironi të keni probleme serioze me shpinën, duhet të mbani një qëndrim të duhur gjatë uljes dhe ecjes, që me ushtrime t’i forconi muskujt dhe që sa më parë t’i mësoni tri shprehi të mira, të cilat do të ju ndihmojnë shumë, e për to duhet që për çdo dhe të ndani vetëm tetë minuta.
2 minuta për zgjatje relaksuese
Qëndroni para tavolinës, përkuluni në kënd prej 90 shkallësh, me duar mbajuni për tavoline, drejtoni këmbët dhe përpiquni që prapanicën ta shtyni sa më mbrapa, duke mos u larguar nga tavolina. Në atë mënyrë lehtë merrni frymë thellë, mbajeni frymën disa sekonda, e më pas lëshojeni atë.
4 minuta për masazh të shpejtë
Me lëvizje qarkore me majat e gishtërinjve për dy minuta bëjini masazh pjesës pas gjurit, e më pas edhe për dy minuta bëjini masazh pjesës së jashtme të nyjës së këmbës, te gilca e Akilit. Ky lloj i masazhit nxit qarkullimin dhe parandalon paraqitjen e ngërçeve në muskuj.
2 minuta për masazh me vajra esenciale
Uluni në karrige ose në shtrat, në shuplakë të dorës i hidhni dy-tri pika vaj esencial të rozmarinës ose livandës, fërkojini shuplakët në mënyrë që të ngrohet vaji, e më pas fërkojeni pjesën e poshtme të shpinës. Një masazh i tillë do të ju bëjë mirë dhe do të ju freskojë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë