LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq ndjen keqardhje për serbët e Prishtinës, “harron” shqiptarët e Preshevës

Trajkoviq ndjen keqardhje për serbët e Prishtinës, “harron” shqiptarët e Preshevës

Gjendja e përgjithshme në shëndetësi, sfidat e saj, a ka bashkëpunim mes mjekëve shqiptarë dhe serbë, si dhe të ngjashme, ishin temat që u diskutuan mes mjekëve shqiptarë e serbë gjatë konferencës “Marrëdhëniet ndëretnike dhe shëndetësia në Kosovë” të hënën në Mitrovicë.

Doktoresha serbe, Rada Trajkoviq, e cila ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës ka thënë se serbët e Kosovës nuk mund të mbijetojnë pa Beogradin, sidomos kur bëhet fjalë për sistemin shëndetësor.


Serbët në spitalin e Prishtinës, shtoi ajo, nuk mund të ndjehen mirë kur nuk dëgjojnë bie fjala asnjë fjalë në gjuhën e tyre.

“Sot jemi krejtësisht të ndarë. Nuk mund të mos e them dhe të flas tash për ndonjë dashuri të madhe, sepse unë vërtetë nuk e ndjej. Nuk duan serbët të vinë të bisedojnë, nuk duan më të kenë lidhje me sistemin e përbashkët të Kosovës, ne jemi gati që 18 vite të lidhur pothuajse tërësisht me Beogradin”, tha ajo.

Por kolegia e saj shqiptare, Nexharije Pllana, iu kundërvu Trajkoviqit duke e pyetur se si ndjehen shqiptarët e Preshevës të cilët mjekohen në spitalin e Vranjës dhe asnjë njeri nuk iu flet në gjuhën e tyre amtare.

“Ne duhet që njëherë e përgjithmonë të lirohemi nga petku ynë nacionalist dhe t’i shikojmë gjërat përpara, sepse mjekësia në botë ka përparuar shumë dhe ne kemi ngecur. Ne profesionistët shëndetësorë duhet t’u prijmë proceseve që të ndihmojmë në relaksimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore fillimisht, mandej në relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike”, tha Pllana.

Edhe Sinan Prekazi, u shpreh i habitur që edhe pas kaq vitesh dëgjon nga disa kolegë serbë se nuk duan institucione të përbashkëta shëndetësore.

Ai sqaroi përjashtimin e mjekëve shqiptarë nga spitali i veriut të Mitrovicës, vetëm për shkaqe të etnisë.

Por në këtë takim të parin pas luftës kishte edhe mjekë të cilët kërkonin që të ndodhë pajtimi.

Musa Miftari, tha se bashkëpunimi ndëretnik duhet të fillojë në radhë të parë nga vetë mjekët.

E Rade Jankoviq, ka bërë të ditur se gjatë punës së tij shumëvjeçare ka bashkëpunuar shkëlqyeshëm me kolegët shqiptarë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Sipas tij, ai këtë traditë të mirë e vazhdon edhe sot, ndërsa ka apeluar në përafrim, pajtim dhe falje të njerëzve mes vete.

Kjo ngjarje që ka takuar për herë të parë pas luftës mjekët shqiptarë dhe serbë në qytetin e Mitrovicës, u organizua nga RTV ‘Mitrovica’ dhe RTV ‘Mir’ nga Leposaviqi, ndërsa u mbështet nga OSBE-ja dhe UNMIK-u. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori