Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën gjermane “BILD Zeitung”, duke iu referuar acarimit të situatës së fundit me Serbinë ka thënë se koha e dominimeve në Ballkan ka përfunduar.
Ai ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të lejojë realizimin e skenarëve të Serbisë, të cilët në të gjitha mënyrat po kërkojnë destabilizonim e vendit.
“Treni ilegal propagandues është vetëm një pretekst i Serbisë për të destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Këto dhe provokimet e radhës të Serbisë janë pjesë e një skenari të vjetër të Serbisë për të ndarë një pjesë të Kosovës”, ka theksuar Thaçi.
Sipas tij, qëllimi i Serbisë është që të përdor këtë tren të dhuruar nga Rusia, për të ndarë pjesën veriore të Kosovës dhe për t’ia bashkangjitur Serbisë. “Pra një lloj modeli i Krimesë. Por, kjo kurrë nuk do të ndodh”, ka paralajmëruar ai.
I pyetur nëse ka informacion që dëshmojnë se Serbia synon ndarjen e Kosovës, Thaçi ka thënë se Serbia, përkundër marrëveshjes në Bruksel është duke mbështetur politikisht dhe financiarisht strukturat ilegale dhe paralele në veri të Kosovës. Ai ka theksuar se Qeveria në Beograd vazhdon të kërcënoj serbët e Kosovës për mos t’u integruar në institucionet tona. Derisa, ka shtuar se përmes mediave të kontrolluara, shteti serb vazhdon propagandën kundër shtetit të Kosovës dhe promovon ndarje të saj.
“Elitat politike në Beograd çdo ditë flasin për ndarje. Madje, vet në Kushtetutën e Serbisë thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë”, ka shtuar ai. Thaçi është pyetur nga BILD edhe për trenin provokativ serb.
Ai ka thënë se Kosova mbështet lirinë e lëvizjes së qytetarëve, mirëpo, Kosova dhe Serbia edhe më tutje nuk kanë asnjë marrëveshje ndërshtetërorë për transportin hekurudhor. “Prandaj, çdo tren që hynë në territorin e Kosovës është ilegal. Mbishkrimet ‘Kosova është Serbi’ nuk janë vetëm një slogan, por qëndrim zyrtar i Serbisë, të cilin atë ditë ishte duke bartur treni propagandues. Ai tren nuk i shërben serbëve të Kosovës, por ishte në shërbim të politikanëve në Beograd, për të ringjallur një ide tashmë të vdekur, siç është ndarja e Kosovës”, ka shtuar ai.
Thaçi ka theksuar se serbët e Kosovës gëzojnë të drejta të avancuara, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kërcënimi i vetëm për sigurinë e serbeve të Kosovë sipas tij është keqpërdorimi i tyre nga ana e Serbisë për realizimin e skenarit për destabilizimin e Kosovës. “Siç ka qenë në të kaluarën, fatkeqësisht edhe sot, Serbia është e gatshme t’i sakrifikoj komunitetin serb në Kosovë. Por, këtë nuk do ta lejojmë të ndodh”, ka thënë ai.
Pavarësisht gjendjes së acaruar, në këtë Intervistë për BILD Zeitung, Thaçi ka ftuar Serbinë për dialog, paqe dhe bashkëpunim. “Nëse Serbia synon luftë, ne jemi për paqe, nëse Serbia thërret për ndarje të territoreve në Ballkan, atëherë caku jonë është që Kosova të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s”, ka thënë ai.
Thaçi në fund ka theksuar se Ballkani ka nevojë për një vëmendje më të madhe të SHBA-ve dhe të BE-së.
“Ne edhe më tutje presim mbështetjen e kancelares Merkel, e cila ka qenë pothuajse evropiane e vetme që është angazhuar për tërë rajonin”, ka shtuar ai. /KosovaPress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre