LAJMI I FUNDIT:

Taksisti tmerron turisten duke tejkaluar 50 vetura brenda dy minutave (Video)

Taksisti tmerron turisten duke tejkaluar 50 vetura brenda dy minutave (Video)

Turistja e njohur vetëm si Pixie, ka qenë për vizitë në Kinë ku tmerrohet nga taksisti që e voziti atë me shpejtësi të lartë.

Videoja e postuar më poshtë tregon se si shoferi tejkaloi 50 vetura brenda dy minutave, që ta dërgonte atë sa më shpejtë në aeroport, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk kishte nevojë për tërë këtë nguti, ai ka dashur ta kryejë transportin që kushton rreth 15 euro, për të vazhduar më pas me pasagjerët tjerë.

Pasi disa e konsideruan vozitjen të rrezikshme, të tjerë thonë se ai e kishte gjendjen nën kontroll. /Telegrafi/