LAJMI I FUNDIT:

Spasovski shprehet optimist për krizën e refugjatëve dhe mundësitë që i ofron Maqedonia

Spasovski shprehet optimist për krizën e refugjatëve dhe mundësitë që i ofron Maqedonia

“Maqedonia nuk do të ndërtojë qendra të reja për refugjatë. Kemi dy, këtë në Gjevgjeli dhe në Tabanoc për të cilat konsiderojmë se janë të mjaftueshme. Ato shërbyen për pranim dhe transitim të emigrantëve në valën e krizës së refugjatëve drejt vendeve të BE-së dhe atë dedikim të vet do ta kenë nëse sërish vjen deri te intensifikimi i krizës së refugjatëve”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë takimit me me ambasadorin e Sllovakisë, Martin Bezak, të cilët e vizituan qendrën e pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli, me rastin e rotacionit të tetë të kontigjentit policor nga Sllovakia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si vend jemi mjaft të përgatitur për përballje me krizën e refugjatëve. E ndjekim gjendjen në atë drejtim dhe do të veprojmë njejtë si deri më tani që nga ana e vendeve nga ‘Ruta ballkanike’ dhe komuniteti ndërkombëtar është vlerësuar si mjaft mirë në çdo pikëpamje”, theksoi Spasovski.


Sipas Tv Shenja, ambasadori i Sllovakisë, Martin Bezak potencoi se në interes të vendit të tij është që kjo rutë të mbetet e mbyllur dhe se do të bëjnë gjithçka që të jetë ashtu.

“Në tetë rotacionet deri më tani për ndihmë dërguamj 190 policë të cilët u ndihmojnë kolegëve të tyre nga Maqedon ia në vëzhgimin dhe sigurimin e kufirit. Deri në fund të vitit do të dërgojmë edhe disa dhjetëra policë. Sllovakia do të vazhdojë ta ndihmojë Maqedoninë, ndërkaq në mënyrë të vet adekuate këtë duhet ta bëjnë edhe vendet e tjera nga Ruta ballkanike dhe BE-ja”, tha Bezak.

Si shembull e ceki vitin 2015 kur në valën e krizës së refugjatëve Sllovakia ishte vendi i vetëm që i dërgoi Maqedonisë tetë vagonë për transport të refugjatëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori