LAJMI I FUNDIT:

Sot promovohet Parku Arkeologjik “Ulpiana”

Sot promovohet Parku Arkeologjik “Ulpiana”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka nënshkruar Rregulloren për Themelimin dhe Administrimin e Parkut Arkeologjik “Ulpiana”, nëpërmjet së cilës themelohet Parku Arkeologjik “Ulpiana” dhe përcaktohen mekanizmat për administrimin e tij.

Ky është parku i parë arkeologjik i themeluar ndonjëherë në Kosovë dhe si i tillë, paraqet vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë kulturore të vendit tonë.


Parku Arkeologjik “Ulpiana” ka status të mbrojtjes së përhershme dhe është një nga lokalitet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Rregullorja i rregullon çështjet e menaxhimit të këtij parku dhe shumë aspekte që lidhen me të.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se Parku Arkeologjik “Ulpiana” themelohet për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë arkeologjike, se ai është në funksion të njohjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës, me shenja nga më të hershme të identitetit tonë.

Parku Arkeologjik “Ulpiana“ shtrihet në komunën e Graçanicës, zona kadastrale Graçanicë, ka perimetër 161.10 ha dhe zonë rrethuese 96.23 ha.

Ky park është pjesë përbërëse e trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës dhe është nën administrimin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamentit të Trashëgimisë Kulturore.

Themelimi i Parkut Arkeologjik “Ulpiana” ka për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë arkeologjike të tij, si dhe krijimin e kushteve më të mira të shfrytëzimit për qëllime shkencore, sociale, ekonomike dhe turistike.

Parku Arkeologjik “Ulpiana” do të promovohet sot me një ceremoni solemne dhe i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori