LAJMI I FUNDIT:

Si të fillohet biseda seksuale me partnerin?

Si të fillohet biseda seksuale me partnerin?
-->

Si të fillohet biseda seksuale – nuk di apo të vjen turp se si t’ia fillosh bisedës seksuale me partnerin?

Bisedat në kulmin e aktit seksual mund të ndezë shumë edhe ty edhe atë, mirëpo nuk mund ta bëjnë natyrshëm të gjithë, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk je e sigurt se si do t’ia fillosh, lexoji këto këshilla të cilat do ta bëjnë më të lehtë fillimin:

Reago

Nëse të prek diku ku të krijon kënaqësi, thuaji se po të pëlqen, mos rri vetëm duke heshtur. Nëse çdo prekje të tij e komenton, ai do ta ketë me të lehtë, ndërkaq shumë shpejt edhe ti do të mund t’i flasësh natyrshëm fjalët seksi të cilat mbase të janë dukur të panevojshme.

Bëhu e natyrshme

Kur shkon te gjinekologu, mbase përdor shprehje mjekësore, mirëpo kur je me të dashurin dhe i përdor shprehjet si p.sh. “vulva” apo “penetrimi”, është shumë e sigurt se do t’i bëhesh qesharake. Bisedat seksi gjithmonë janë të thjeshta, nuk ka nevojë t’i zgjedhësh fjalët sikur në fjalor.

Jepi komplimente

E di saktë se çka të pëlqen tek ai, mirëpo nëse nuk e lavdëron, ai nuk do të ndihet seksi. Fillo duke ia numëruar pjesët e trupit të cilat të pëlqejnë. Do të jenë gjasat të mëdha që vështirë do të ndalesh.

tempting-woman-2

Bëri pyetje

Nëse nuk je e sigurt se çka i pëlqen, pyete. Madje edhe nëse e di që kënaqet, përsërite pyetjen dhe detyroje që zëshëm të thotë se çka i pëlqen.

Fillojeni bisedën me fjalën pozitive “ti” – “Ti me të vërtetë je një dashnor i këndshëm dhe unë po kënaqem derisa bëjmë dashuri bashkë. Do të doja të bisedonim rreth seksit”.

Detyrimisht duhet të bindeni se ai në të vërtetë gjatë atij momenti është i interesuar për bisedë dhe duhet ta pyetni: “A je për?”. Më pas kaloni në “unë”, në mënyrë që të flitni për dëshirat tuaja, dëshirat, nevojat, problemet, fantazitë: “Unë do të doja…”.

Lirisht thojeni atë që ju eksiton dhe që ju përshtatet. Në fund, shikoni se çfarë mendimi ka ai në gjithë këtë, a do t’i pëlqente edhe atij kjo.

Kështu do ta ketë të qartë se dëshironi marrëveshje, se për ju është e rëndësishme çfarë dëshiron ai dhe çfarë mendon, se e keni ftuar në bisedë, e jo për ta kritikuar.

Jepi këshilla

Nëse dëshiron të të prek, tregoji saktësisht ku. Madje edhe nëse e di se çka të pëlqen, çdo gjë do të duket shumë më sensuale njëherë kur ai të ketë ndenjën sikur po merr urdhra.

/Telegrafi/